Lufta kundër drogës/ Forca të shumta policie në terren, kontrolle në të gjithë vendin

14 Prill 2017, 16:01Kronika TEMA
Lufta kundër drogës/ Forca të shumta policie në terren,

Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Paralelisht vijojnë kontrollet në territor edhe në ish-magazina e depo shtetërore, ish-reparte ushtarake, tunele, shtëpi të braktisura, sera e çdo ambient tjetër të dyshuar se mund të përdoren për magazinim të lëndës narkotike apo për kultivim të bimëve narkotike.

Në këtë kuadër gjatë ditës së sotme rreth 200 forca Policore, FNSH, Drejtoria Kundër Narkotikëve, Drejtoria për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Policinë Durrës kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territor. Kontrollet kanë vijuar nga ajri dhe toka. Kontrollet u përqëndruan në zonën e Ishmit dhe në Manëz.

Nga ajri u filmuan tunele e objekte të dyshuara, ku më pas u kontrolluan nga toka nga F.N.Sh e Policia Vendore Durrës. U kontrolluan 28 tunele, 31 magazina e ish magazina si dhe banesa të braktisura. Kontrollet po vijojnë në të gjithë  territorin. Policia e Shtetit është e vendosur në luften e pandërprerë për ta zhdukur këtë fenomen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje