Kryetari i PD-së Lulzim Basha vijon të mos lëvizë nga istikami për të mos hyrë në zgjedhje pa u dorëhequr kryeministri Rama e pa u formuar një qeveri teknike. Kjo tashmë i është kthyer në një fiksim aq sa edhe ndërhyrjet në prapaskenë të faktorit ndërkombëtar s’po bëjnë dot fajde. Arritja e qëllimit të tij do të thotë as më shumë e as më pak po kapitullim i kundërshtarit politik. Dorëheqja e supozuar e Ramës është përligje e gjithë arsenalit të topave me baltë që ka hedhur opozita në drejtim të tij këto 4 vjet. Që të ndodhë kjo në kushtet aktuale, i djeg kryeministrit çdo të drejtë morale për të drejtuar fushatën elektorale të Partisë Socialiste për një mandat të dytë, pasi ai pranon, mbi të gjitha, se është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Zgjedhjet e 18 qershorit, për kryeministrin Rama, janë të parat zgjedhje parlamentari që ai organizon, prandaj tani për tani jemi në kushtet e paragjykimit. Nga kjo pikëpamje edhe këmbëngulja e Bashës nuk ka fakte të qenësishme, por mbështetet thjesht në supozime për diçka që ende nuk ka ndodhur. Paralelizmat që heq Basha dhe të ngjashmit e tij duke bërë lidhje të shkurtra me zgjedhjet vendore apo ato të pjesshme në Dibër e Kolonjë, janë thjesht justifikime për të zhurmuar dështimin tronditës që pësoi Partia Demokratike për shkak të organizimit shumë të dobët që pati, por edhe të vetë kandidaturave diku të djegura politikisht, diku të importuara nga vetë e majta. Dhe për të mos dekurajuar elektoratin e vet të çorientuar, vendosi t’i bjerë legenit me avazin e vjetër të blerjes së votës nëpërmjet hashashit. Përrallë e bukur për ta besuar vetëm një dështak si Basha.
Që të kesh të drejtë morale t’i kërkosh kryeministrit Rama të dorëhiqet, duhet të kesh dhënë vet një shembull të ngjashëm. Bie fjala, pas ngjarjes së 21 janarit vërtet Basha dha i detyruar dorëheqjen si ministër i Brendshëm, por pas vetëm 107 ditësh nga kjo ngjarje provokoi në mënyrën më të ulët kryeqytetin e Shqipërisë duke kandiduar përballë kryetarit të bashkisë Edi Rama. Kandidimi i Lulzim Bashës ishte provokim dhe turpërim njëkohësisht për çdokënd që ka lindur e jeton në Tiranë, sepse donte të tregonte se kryeqytetasit do t’ia amnistonin me votë ministrit të Brendshëm, që sodiste nga dritarja e kryeministrisë përkrah shefit të vet, vrasjen me gjakftohtësi të 4 bij nënash, bashkëshortë e baballarë njëkohësisht. Basha i humbi ato zgjedhje edhe pse kryeqyteti përjetoi terrorin më të madh psikologjik që ai të fitonte me çdo kusht e çmim. Një nga shkaqet që PD humbi në pothuajse të gjithë bashkitë e mëdha në vitin 2011, ishte sepse i gjithë aparati shtetëror u investua në Tiranë për llogari të Bashës. Edhe i ndodhur në këto kushte Edi Rama hyri në zgjedhje, u përball me Berishën e Bashën, i mundi në gjithë Shqipërinë, i mundi edhe në Tiranë, por s’kishte ç’t’i bënte atij që më vonë do katapultohej si sekretar i përgjithshëm në PD, i cili mblodhi ku mundi vota për të rrëzuar atë fitore me diferencë plus 10. Aq e rëndësishme ishte fitorja e Bashës në ato zgjedhje, saqë bindi edhe kryetarin e komunistëve, të ndjerin Milloshi, të kandidonte dhe me ato njëmijë votat e tij ndikoi sidoqoftë në atë rezultat të ngushtë. Kur u vjen në ndihmë, edhe “djalli komunist” bëhet engjëll i mirë.
Nuk e dëgjova këtë këngën e zgjedhjeve të lira e të ndershme nga Basha as kur opozita e kohës, PS, kërkoi hapjen e një pjesë të kutive të votimit për zgjedhjet e vitit 2009, çadra e grevës së urisë së të cilës përqeshej prej Berishës me dy gishtat lart nga dritarja e zyrës. Edhe Rama u vu në pozitë të vështirë prej asaj çadre dhe bojkotit të Kuvendit, ndonëse kishte gjithë të drejtën e mundshme për kërkesat që parashtronte. Ama, kur faktori ndërkombëtar ia kërkoi që t’i jepte fund asaj rruge, ai u bind dhe iu kthye jetës së rregullt parlamentare. Dhe në të gjitha herët u përball në zgjedhje me kundërshtarin Berisha, jo pak, por plot katër herë. Nga ku, në tri prej tyre e mundi thellë, kurse në njërën nuk ia dhanë mundësinë t’ia provonte me hapje kutish.
Ditët e fundit kryeministri Rama nxori një diçiturë ku e krahasonte Bashën me atë nxënësin që e di se do të ngrihet në mësim dhe ai bind gjysmën e klasës të braktisë mësimin që të shpëtojë edhe vetë. Kjo ishte forma më e zbutur për të bërë një paralelizëm me Bashën. Për mua ai vlen të krahasohet me atë nxënësin që e di se ka provim dhe për të mos marrë pjesë merr në telefon drejtorinë ku lajmëron se në shkollë është vendosur një bombë, duke destabilizuar kësisoj gjithë shkollën nga frika e një akti terrorist. Pyetja që shtrohet këtu është: a do pranojnë nxënësit e shkollës të bëhen pjesë e lojërave false e të rrezikshme të këtij nxënësi rrugaç, apo do t’ia lënë organeve të drejtësisë të merren me të e ata të vijojnë normalisht mësimin?
Gezuar Pashken!
Nji feste formale kjo per besimtaret ortodokse .
Basha do qeveri teknike qe te vjedhi zgjedhjet me anen e policise,e vetmja shprese dhe force e zakonit te tyre tradicional !
??????????????????????????????????????????????????????????????
Ky eshte nje artikull per Deputete e PD-se qe te shkeputen nga Basha i coroditur sic eshte bere, dhe te futen ne parlament, ta bojkotojne ate dhe berishen, kjo eshte ajo qe duhet bere, ose ne te kundert le te rri atje ne cader dhe te mos i shkoj njeri mbrapa per te degjuar fjalimete tij bajate me sllogane te neveritshme,
Nuk kam se cfare ti shtoj asgje, artikullit tuaj z. Ketro
eshte nje pershkrim i perkryer qe i beni liderit deshtak te opozites
z. Basha, qe po ben ceshte e mundur te marre pushtetin ne tavoline,
e po kerkon edhe presidentin e republikes. Asnje leshim nuk duhet te behet nga Edi Rama
per kete lider deshtak e rrugac edhe me koston qe ps te shkoje e vetme ne zgjedhje,
te cilat edhe e vetme i fiton.
Do te degjoje edhe luli se ish sekretari i partise dr. saleh, ka pervojen e duhur se si zbulohen armiqte e partise. Nuk do te jete e larget dita, kur te fillojne klithmat nga baza, se kreun e partise e ka zene nje revizionist bashkepuntor i armiqve te partise dhe pas kesaj vjen plenumi i partise, ku zerave nga baza do ti bashkohencim peket fahri ballinjte, dhe Alfred lelat dhe perfundimi ish sekretari i parise, merr edhe njehere drejtimin e partise dhe luli, le sallen si i perjashtuar dhe poliagjent, pse jo edhe i Edi Rames
sic kthehet moda mbrapsht, kthehen edhe metodat mbrapsh.
dhe kryetari i ri i partise,por edhe i vjeter, del edhe njehere fitimtar mbi armikun e brendshem.
Shume sakte! Tamam nxenes rrugac qe nuk degjon asnje vec atit shpirteror sb. Nuk kam cfare te shtoj me teper.
undefined
undefined
undefined
undefined
kam bere nje koment rreth ketij artikulli
ne mengjes,perse nuk eshte shfaqur akoma?
BASHA!!!
Në esfel, vafsh!
Mirë na e bën ,kur jemi popull idiot!
Të uroj , që çdo natë, të dalshin në ëndër
TË VRARËT E BULEVARDIT,DHE MOS BËFSH GJUMË!
Altin Ketro, qenke psikolog dhe krejt cfarë ke thënë përvec titullit është e tepërt. E ke goditur në mënyrë shemullore Cadrën dhe babain e sajë…..Të lumtë!
LULZIM!
LARGOHU NGA JETA JONË!
S’TË KEMI ASNJË BORXH!
TI NA KE : PARA; DET; TOKË; JETË!!!!!!!!
HIQU QAFE , NA LERË NË JETËN TONË!
QYTETARI I LODHUR!
..beni nje pishine para çadres…,qe te plotesohet kampingu.
Nje artikull qe le shume per te desheruar !!! Mr Ketrushi ! Ti mund ti keqinterpretosh si dhe sa te duash faktet, por te zezen te bardhe nuk mund ta besh dot, as ti dhe as te tjere qe i bien mandolines si puna jote. Rama i paprovuar ne zgjedhje !? Ne shqiptaret vuajme ende sepse e kemi kujtesen shume te shkurter !!! Kaq shpejt i harruat zgjedhjet per bashkine e Tiranes ne 2000 dhe 2003 dhe pregatitja e terrenit per ato te 2007 ???!!! Po akuzat e S. Ngjeles te cilin e kishte kundershtar ne 2003 i harruat ?? Prandaj nuk zeme mend Ne, sepse harrojme shume shpejt !!! Eshte shume e vertete qe ai fitoj kunder Bashes me +10 vota ne 2011, por atehere Rama nuk pesoj gje tjeter pervecse provoj mbi shpatulla e tij sesa e hidhur ishte shija e ilacit te prodhuar nga ai vete 11 vite me pare !!! Ne harrojme gjithashtu faktin qe nqs Berisha (dhe jo vetem ai) i beri shqiptaret qe te besojne se jo puna e ndershme, por fajde-zimi i vendit dhe i mendjes ishte pikerisht “gjetja magjike” qe i duhej shqiptareve gjate viteve 93-96, sot mesuesi i vizatimit, duhet te ndjehet shume krenar, sepse brenda nje kohe shume te shkurter ( qe edhe Escobari do t’ja kishte zili ) ka arritur qe te bej jo vetem kanabizimin institucional te vendit, por edhe ate te mendjes se shqiptareve. A ke sy te shikosh dhe veshe te degjosh o Altin Ketrushi magazinat, laboratoret dhe tonelatat te droges anembane vendit ??? Apo nuk te mjaftojne faktet qe gjate 26-27 vjeteve te fundit, Shqiperia nga vend tranzit i droges, ku bien ne sy individet e kriminalizuar anembane rruzullit, po kthehet tashme ne shtetin qe po kerkojne medoemos qe t’ja ndryshojne emrin nga Shqiperi ne Cannabis Sativa !!!! Altin djali ! Me kot po mundohesh qe ti besh avokatin mbrojtes mesuesit te vizatimit. Nuk ka nevoje ai per per “penen” tende, sepse sic me te drejte shkruan A. Bushati, nje fakt qe e njohim jo pak shqiptare, sot kryeministri i vendit ka shtene ne dore te gjitha TV e rendesishme ne vend, po ashtu sic ka mbas vehtes biznesmenet dhe gangsterat qe i vijne rrotull. Permend 21 Janarin ne rrjeshtat e tu. Mund te me thuash se cfare ka bere kryeministri yt per keto 4 vjet qe shpirtrat e atyre njerezve te mos i trazoni me dhe te mos talleni me me familjaret e tyre te pakten. Dhe te lutem mos me permend vetingun si argument !!! Nese je aq naiv o Altin djali, kur shkruan ne lidhje me mbarevajtjen e zgjedhjeve se “jane supozime per dicka qe nuk ka ndodhur” te lutem qe ti therrasesh mendjes qe te c’naivizohesh se te do te bej mire ne te ardhmen qe ti shikosh gjerat me realisht. Te ndodhur para nje gjendje kur kemi nje opozite aspak te besueshme e cila mbart mbi supet e saj mekatet e panumerta pergjate viteve kur ishte ne pushtet dhe nje nga ato jane pikerisht (pa)besueshmeria per te realizuar zgjedhje te lira dhe te ndershme, Ne shqiptareve nuk na ngelet gje tjeter vecse te sjellim ndermend shprehjen profetike te Konices kur shkruante se “Ne qofte se Shqiperia do te vdiste ndonjehere ne epitafin e saj do te shkruhej : AJO lindi nga Zoti, shpetoj nga rastesia dhe vdiq nga politikanet”