Rrëfehet ideatori i Brexit: Ja pse këmbëngula 15 vjet për daljen e Britanisë, Shqipëria mund të...

16 Prill 2017, 16:24Politika TEMA

Njeriu që ideoi daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian tregon arsyet se pse këmbënguli për një kohë të gjatë që të merrej ky vendim.

Daniel Hannan mban mbi supe emrin e atij që  solli divorcin mes Londrës dhe BE-së.

Gazetari, shkrimtari, por mbi të gjitha politikani, rrëfen përse këmbënguli për gati çerek shekulli për daljen e Britanisë nga familja europiane.

Në kohën kur Britania nis procedurat për tu shkëputur përgjatë 2 viteve të ardhshme përfundimisht mga unioni, Shqipëria bën përpjekje për tu bërë pjesë e kësaj familjeje, bashkë edhe me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

Por, a është Shqipëria gati në sytë e këtij euroskeptiku të regjur?

“Ky nuk do të jetë më shqetësimi ynë. Është një çështje e rëndësishme për Shqipërinë dhe për Brukselin.

Përgjatë referendumit në Britani, kryeministri juaj ndërhyri në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shkroi për të përditshmen “The London Time”, duke thënë se shqiptarët kanë probleme të tmerrshme dhe ne nuk do të donim të ishim si ju.

Epo, mirë. Ndoshta Shqipëria mund t’i zgjidhë problemet e saj në mënyra të tjera përveçse anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Dhe do të doja të shihja një situatë ku çdo vend i këtij rajoni të mund të marrë pjesë në një treg të përbashkët europian dhe të marrë përsipër të drejtat dhe përgjegjësitë për të ruajtur këtë treg të vetëm, pa asnjë lloj diskriminimi mbi bazat e origjinës, nacionalitetit apo shqetësime të tjera, pa nevojën për tu bërë një provincë e europës federale”, thotë Hannan në një intervistë për TCH.

Hannan i ka qëndruar besnik idesë së tij për shkëputjen e Londrës nga BE-ja, me shpresën dhe bindjen se shumë shpejt vendi i tij do të shndërrohet në një Amerikë të dytë.

5 komente në “Rrëfehet ideatori i Brexit: Ja pse këmbëngula 15 vjet për daljen e Britanisë, Shqipëria mund të…”

  1. Alban Dardani says:

    — SHQIPERIJA , QE TE ARRIJE FORMEN DHE DIMENSIONET E PLOTA, DUHET DOMOSDOSHMERISHT TE MBESHTETET TEK ME I MADHI. …..
    — POR ….POR NJEKOHESISHT,… DUHET TE RUHET NGA ME TE MEDHEJT, SEPSE , VJEN NJE KOHE DHE HUMBET SI ”LUGA NE DHALLE”–” SI SEPATA PA BISHT” — ”SI KRIPA NE UJE” DUKE U KTHYER NE ” SHPREHJE GJEOGRAFIKE”.

  2. shushica says:

    Britania nuk eshte me perandoria ku nuk perendonte dielli..GB eshte nje ishull me 64 milione banore ,pa hapsira ,pa rezerva te rendesishme ….nuk mund te jete kurre as SHBA,as Rusi ,as Kine ,Australi ,Kanada..Dalja nga BE do ti kushtoje shtrenjte ,gjithnje ne se BE vazhdon rrugen e integrimit ,unifikon politiken e jashteme dhe mbrojtjen …Ne te kunderten BE nuk mund te jete i barabarte me SHBA,Kinen dhe Rusine ne vendimarrjet boterore ….Nderkohe qe Britania mund te jete nje shtet me mirqenie ,nje banke e fuqishme por kurre me nje fuqi boterore..

  3. Mirush says:

    Sepata pas bisht është e pavend mor Alban, zgjidhi me kujdes krahasimet. Pastaj mos ja qani hallin Britanise, kanë gjetur gjithnjë rrugedalje sepse janë popull trim dhe kurajoze.

  4. Tamara says:

    Britania e Madhe ka ndjek gjithnji nji politik egoiste: lufte per te siguruar sa me shume te ardhuna per vete. Vrau e preu popujt e botes an e mban perandoris se vet. Ene kur largohej prej shteteve qe fitonin pavaresin, bante cmos me lan probleme t’ pazgjidhuna me gjet rast per t’ nderhy persri. Me 1912, po te kishte perkrah idene austro-hungareze te krijimit te nje shteti shqiptar etnik, Ballkani nuk do te kishte pasur kaq gjakderdhje nga viti 1912 deri 1999.
    Per interesat e veta i bindi SHBA-te per te marre pjese ne lufte kunder Gjermanise qe po ia bombardonte Londren me raketa. Po per interesat e veta gjate Luftes se Dyte Bornore perkrahu ne Shqipni forcat komuniste shume ma teper se forcat nacionaliste…
    Tash qe popujt e Europs Jug-lindore kan nevoje me hy ne BE e me perfitu nga ndihma e kesaj bashkesie, kjo Angli largohet prej saj, per te mos dhene kontributin e vet ne procesin e rritjes se mireqenies se popujve t’ abuzum prej Perandorise Osamne, te ciln ajo e mbajti n’ kamb gjat shekullit XiX.
    Ndryshimi midis Gjermanis e Britanis s’ Madhe asht vertet i madh…

  5. realisti says:

    Problem i madh kjo puna jone .. ehhh 1 ”Shprehje geografike” e hidhur kjo por fatkeqsisht e vertete. E perandorise Romake, Osmane, Sovjetike. Amerikane , apo Europiane kjo me sa duket nuk ngre kandar. Do te kete dicka te vertete ajo shprehja ” me mire m… se sa i vogel. Megjithate nuk kemi pse merzitemi. Nuk jemi te vetmit ne bote ne keto kushte. Te medhejte jane fare pak nja dhjete adumbedhjet vende gjthesj. te tjeret pak a shume si ne jane, Pra jemi maxhorance apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje