Rilindja Urbane/ Ahmetaj me kanditatin e PS-së për Kavajën inspektojnë punimet në Përroin e Leshnicës

16 Prill 2017, 13:11Politika TEMA

Ministri i Finanacave Arben Ahmetaj, njëkohësisht i deleguari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinës, i shoqëruar nga kandidati për Kryetar i Bashkisë së Kavajës Klodian Shehi, kanë inspektuar sot punimet e fazës së parë të projektit në Përroin e Leshnicës.

Projekti parashikon ndërtimin e molit të barkave dhe jahteve të vegjël të lundrimit dhe kanalit rreth 3.2 km të gjatë që lidh qytetin me bregdetin duke i dhënë një dimension të ri zhvillimit të turizmit në zonë. Moli i mjeteve të lundrimit do të ketë një thellësi prej 3 metrash për barkat dhe jahtet e vegjël që do të ankorohen. Projekti parashikon edhe ndërtimin e shëtitores për këmbësoret dhe biçikletat në një distancë prej 30 metra në të dy anët e kanalit.

“Investimi që po vizitojmë është në kuadrin e Rilindjes Urbane, një nga projektet më interesante dhe më të rëndësishme. Praktikisht bashkon bregdetin me qytetin e Kavajës nëpërmjet një moli barkash, jahtesh të vogla, me një kanal gati 3 kilometra deri në autostradë. Është një investim në fazën e parë që shkon 4 milionë dollarë dhe faza e dytë që shkon po kaq dhe urbanizon të gjithë këtë fushë që nga zona e Qerretit deri në Kavajë, duke bërë shëtitore nga të dyja anët e kanalit, të cilat mund të përdoren qoftë për këmbësorë, qoftë për biçikleta, qoftë edhe për sheshe pushimi. Në përfundim të fazës së parë do të shohim një vlerë shumë të shtuar të zonës, si destinacion turizmi, por edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të zonës”, u shpreh Ahmetaj.

Për kandidatin për Kryetar të Bashkisë Kavajë Klodian Shehi, ky investim i jep qytetit gjallërinë dhe dinamikën që meriton.

“Ky është një nga investimet më të bukur të gjithë periudhës së fundit dhe ne dëshirojmë ta shtrijmë edhe brenda qytetit. Me mbarimin e fazës së parë dhe me mbështetjen e Kryeministrit, shpresojmë të vazhdojmë dhe fazën e dytë të projektit në mënyrë që ky qytet të marrë rëndësinë që meriton”, tha Shehi.

Faza e parë e projektit parashikohet të përfundojë në fund te muajit qershor.

10 komente në “Rilindja Urbane/ Ahmetaj me kanditatin e PS-së për Kavajën inspektojnë punimet në Përroin e Leshnicës”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    shume bukur çuna,Vleresim mjaft i madh qe i behet Kavajes dhe qytetareve te saje.
    Edi Rama yberalles !!!!

    1. dani says:

      Bravo bravo ka lezet e mbajtet fjalen me Kavajen nuk kane munguar as mirembajtja as vemendja, prandaj dhe qyteti kavajes do jua besoj edhe kete here fitoren, e meritoni e mbajtet fjalen.

      1. fiona says:

        Urime i meritoni plotesisht fjalet e mira, se per Kavajen shume eshte premtuar por asgje nuk konkrete nuk behej, poltesisht nje qytet i harruar, te jemi realist sot ka nje ndryshim rrenjesor ne te gjithe qytetin.

    2. genti says:

      Shume bukur nje investim qe ndryshon jeten e banoreve te asaj zone, premtim i mbajtur bravo.

  2. Lloji says:

    Me zor e mbajne te qeshmen tek fotoja e pare nje perbuzje patetike..

    1. lola says:

      perbuzje patetike???? 1!!! Pepjekja juaj per tu dukur elokuent rezultoi e deshtuar.Perpara mbillet,korret, pastaj shitet qe d.m.th fillo lexo pastaj shprehu.

  3. alda says:

    Pune e shkelqyer, ka lezet investime te verteta qe sjellin benefite tek famijet e qytetit te kavajes. Uroj qe puna serioze te vazhdoje me keto ritme per permiresimin edhe me te madh te ketij qytetit me prespektive te madhe per turizmin.

  4. kavaja says:

    Bravo ,qeveria e Rames eshte duke e kthyer gjithe Shqiperine ne nje vend turistik , pune qe nuk jane bere prej 70 viteve . Votat e kavajes jane vetem per Ramen . Berishen dhe Bashen nuk duam ta shohim me . DUHET QE KJO PD, MASHTRUESE TE DALI JASHTE LOJE .

  5. ada says:

    Nje bravo te madhe te gjitheve eshte bere nje pune kolosale me kavajen. Flet vete ndryshimi per mire ne kete qytet fale punes dhe investimeve te medha.

  6. xakja says:

    jane bere me te vertete investime me vlere dhe nuk ka se si mohohen. po si gjithmon lulushja nuk i ka qef kur gjerat ecin mir dhe do te destabilizoj punen kolosale qe eshte bere per qytetaret e kavajes. mirpo jam besimplot qe vota do te shkoje ne drejtimin e duhur pasi kavajsit nuk jan budallenj dhe e shofin se kush punon e kush do te vjedhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje