LISTA/ Ja kandidatët e mundshëm të Ramës për deputetë, në 12 qarqet e vendit

16 Prill 2017, 09:10Politika TEMA

29 prilli është data e fundit kur partitë politike do të duhet të dorëzojnë listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë sipas qarqeve. Kur kanë ngelur jo më shumë se dy javë nga ajo datë, në selinë e Partisë Socialiste janë projektuar emrat kryesorë se kush do të drejtojë qarqet dhe se kush do të jenë kandidatët potencialë.

Ministrat janë thuajse të gjithë drejtues qarqesh, ndërsa janë shpërndarë nëpër qarqe deputetët aktualë, sikundërse ka edhe prurje të reja jo pak surprizuese.

Tabela bashkëlidhur këtij artikulli i ka renditur emrat jo sipas hierarkisë së pritshme të kandidimit, por lista është një grupim i të gjithë ekipit të projektuar sipas qarkut.

Mungesa në tabele e emrave të deputetëve aktualë, ose e kandidatëve të tjerë, nuk është e qëllimshme. Lista është përpiluar bazuar në informacionet që redaksia e “Shqiptarja.com” ka siguruar nga burime pranë Partisë Socialiste.

Tiranë

Kryeqyteti tashmë dihet se do të kryesohet nga ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe do të vijojë me Pandeli Majkon, i cili në vitin 2013 ishte në krye të ekipit. Ministrja e re e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka do të jetë në ekipin e Tiranës, duke marrë përsipër njësinë 3 në Tiranë, teksa në legjislaturën e shkuar është zgjedhur në Korçë.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të kandidojë përsëri në kryeqytet, ndërsa deputeti i Dibrës Ulsi Manja do të jetë përgjegjës për zonën e Paskuqanit. Ministrja e re e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu do të kandidojë për njësinë 9, ndërsa ministri i financave Arben Ahmetaj, nga Gjirokastra vjen në Tiranë, si përgjegjës për Kavajën.

Sadri Abazi përgjegjës për Vorën, Rakip Suli për njësinë 11, Vasilika Hysi për njësinë 7, Xhemal Qefalia për fshatrat e Tiranës, Elona Gjebrea, Vladimir Kosta për zonën e Farkës do të jenë po ashtu pjesë e ekipit të kryeqytetit. Surprizë duket se do të jetë drejtoresha e ANTA-s, Belinda Balluku, bashkëpunëtore e vjetër e Ramës e cila ka marrë përsipër zonën e Vorës duke zëvendësuar në përgjegjësi partiake prefektin Sadri Vorpsi. Kandidate potenciale është edhe kryekëshilltarja e Tiranës, Klotilda Ferhati.

Durrës

Qarku i Durrësit mendohet të jetë surprizë, teksa pritet të kandidojë si kryesuese e listës ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi. Po ashtu, ministrja e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni pritet të kandidojë në këtë qark duke mbuluar zonën e Krujës. Drejtori i OSHEE-së Ardian Çela do të jetë në pjesën qendrore të kandidatëve, së bashku me deputetet aktuale Esmeralda Shkjau. Prefekti i Qarkut, Roland Xhelili pritet të kandidojë si përgjegjës i zonës së Manzës. Ai është një ndër socialistët më të vjetër të këtij qarku.

Shkodër

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushat do të kryesojë qarkun e Shkodrës, ku në ekip do të ketë Paulin Stërkajn për Malësinë e Madhe dhe Namik Koplikun për qytetin. Prurje e re interesante në këtë qark është Paulin Luli, i cili është përgjegjës për Pukën.

Ky person i ri, i cili ka përfunduar akademinë e policisë në vitin 1991, ka lënë Gjermaninë ku ushtronte një veprimtari biznesi të suksesshme në fushën e automjeteve, për të kandiduar për Partinë Socialiste. Pretendent për këtë qark është dhe drejtori i KESH-it, Agron Heto si dhe nuk është qartësuar nëse do të kandidojë Keti Bazhdari, filantropistja që humbi garën për bashkinë e Shkodrës.

Lezhë

Në qarkun e Lezhës, kryesuese e listës do të jetë ministrja e arsimit, Lindita Nikolla ndërsa i dyti do të jetë Pjerin Ndreu. Deputeti i Tiranës, pas një angazhimi intensiv në Pukë, së fundmi është caktuar në Lezhë, ku po punon së bashku me ish-deputetin e këtij qarku Arben Ndoka. Pritet që lista të plotësohet me një kandidat nga Laçi dhe një tjetër nga Lezha.

Dibër

Në Dibër pritet që lista të kryesohet nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të pasohet nga koordinatori politik Agron Malaj. Në këtë qark do të ketë dhe kandidatura të tjera të cilët ende nuk janë përcaktuar.

Elbasan

Qarku i madh i Elbasanit kryesohet nga Taulant Balla, bashkë me mimi Kodhelin e Musa Ulqinin.

Pritet rikandidimi i pedagoges Evis Kushi, ndërsa deputeti Anastas Angjeli i zgjedhur në Gjirokastër, prej një kohe të gjatë është përgjegjës për zonën e Peqinit, ku më parë ishte zgjedhur Alfred Peza.

Vlorë

Sikundërse edhe e ka njoftuar vetë, Edi Rama do të kryesojë listën e PS-së për qarkun e Vlorës, sikundërse edhe në vitin 2013. Pasues i listës do të jetë drejtuesi politik i këtij qarku, ministri i energjetikës, Damian Gjiknuri.

Do të rikandidojë në pjesën më të fortë të listës deputetja Valentina Leskaj, si dhe pritet rikonfirmimi i deputetit Fatmir Toçi. Së fundmi, ish-drejtori i pastrit të parave, Alket Hyseni është ngarkuar me punë në zonën e Sarandës, ndërsa nuk dihet se si do të pozicionohet në këtë qark, i “rikthyeri” në PS, Shpëtim Gjika.

Gjirokastër

Qarku i Gjirokastrës i është besuar në kryesim ish-ministrit të çështjeve vendore, Blendi Çuçi, i pasuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Nuk dihet cilët do të jenë kandidatët e tjerë për këtë qark, teksa pretendon të ruajë përgjegjësitë e tij në Tepelenë e Përmet, deputeti aktual Dashamir Kamberi.

Korçë

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi do të kryesojë betejën në qarkun e Korçës, teksa në ekip i është shtuar dhe ministri i ri i çështjeve vendore, Eduard Shalsi. Ky i fundit, i zgjedhur deputet në Berat në vitin 2013, tashmë do të jetë përgjegjës për zonën e Pogradecit, bashkë me deputetin aktual, Ilir Xhakolli.

Mjeku Ilir Pendavinji aktualisht deputet i këtij qarku do të rikandidojë në listën fituese, ndërsa mendohet që këtij qarku t’i bashkohet dhe Blerina Gjylahmeti, deputetja me origjinë nga ai qark, por që tashmë është zgjedhur në listat e vitit 2013 në Tiranë.

Kukës

Për Kukësin, ku zgjedhjet e fundit ka fituar vetëm një mandat, PS ka menduar të kandidojë me Safet Gjici, i cili kandidoi dhe humbi përballë Xhelal Mziut në Kamëz. Ai do të kryesojë listën, nëse Beqaj përfundimisht kandidon në Dibër. Deputeti i vetëm aktual i PS-së në Kukës, ish-prokurori Vexhi Muçmata, mësohet të jetë shprehur se nuk dëshiron një mandat të dytë.

Qarku i Fierit pritet të kryesohet nga numri dy i PS-së, Gramoz Ruçi dhe të ketë në ekip deputetët aktualë Erjon Braçe, Arben Çuko, Pirro Lutaj e Antoneta Dhima. Ish-drejtoresha e doganave,  Elisa Spiropali pritet të kandidojë në këtë qark, edhe pse një ide fillestare qe kandidimi i saj në Vlorë. Pretendent për këtë qark është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjetikës, Koli Bele.

Qarku i Beratit do të kryesohet nga ish-ministri Blendi Klosi dhe nga ministrja për çështjet parlamentare, Ermonela Felaj. Deputeti aktual, mjeku Eduard Bejko, një ndër më aktivët në komisionin parlamentar të shëndetësisë, pritet të rikandidojë. Suprizë në këtë qark është emri i Adnor Shahmetit, pronar i një universiteti privat në Tiranë, i cili mendohet se do të jetë përgjegjës për zonën e Skraparit. Ai ka kandiduar dhe më herët për PS, në një përballje me Ilir Metën, të cilën e ka humbur. (Shqiptarja.com)

Kandidatët potencialë të PS sipas qarqeve

(Renditja e mëposhtme është rastësore dhe jo parashikim i renditjes në listën shumëemrore)

Tiranë

Saimir Tahiri

Pandeli Majko

Olta Xhaçka

Fatmir Xhafaj

Ulsi Manja

Ogerta Manastirliu

Arben Ahmetaj

Sadri Abazi

Rakip Suli

Vasilika Hysi

Xhemal Qefalia

Elona Gjebrea

Vladimir Kosta

Belinda Balluku

Klotilda Ferhati

Durrës

Milva Ekonomi

Eglantina Gjermeni

Ardian Çela

Esmeralda Shkjau

Roland Xhelili

Shkodër

Ditmir Bushati

Paulin Stërkaj

Paulin Luli

Namik Kopliku

Agron Heto

Lezhë

Lindita Nikolla

Pjerin Ndreu

Dibër

Ilir Beqaj

Agron Malaj

Elbasan

Mimi Kodheli

Taulant Balla

Musa Ulqini

Evis Kushi

Anastas Angjeli

Vlorë

Edi Rama

Damian Gjiknuri

Valentina Leskaj

Fatmir Toçi

Alket Hyseni

Gjirokastër

Blendi Çuçi

Mirela Kumbaro

Dashamir Kamberi

Korçë

Niko Peleshi

Eduard Shalsi

Ilir Pendavinji

Blerina Gjylameti

Ilir Xhakolli

Kukës

Safet Gjici

Gramoz Ruçi

Erjon Braçe

Arben Çuko

Pirro Lutaj

Antoneta Dhima

Elisa Spiropali

Koli Bele

Blendi Klosi

Ermonela Felaj

Eduard Bejko

Adnor Shahmeti

28 komente në “LISTA/ Ja kandidatët e mundshëm të Ramës për deputetë, në 12 qarqet e vendit”

  1. Sami Vrapi says:

    Z. Edi Rama, si gjithnje Shqiperia e Mesme dhe Tirana ndjehen te paperfaqesuar ne Tribunalin Shqiptar.
    Nese ke nje pergjigje, megjithe respektin qe kam per ju si njeri i punes dhe i reformave shume te rendesiishme per prosperitetin e Shqiperise, une jam gati te replikoj me ju.

    1. Puk3 says:

      o popull….zgjohuni mos u besoni me ketyre politikaneve kriminele e mashtrues. Do e zbulojme 21 janar…deri ne fund Ed Rama, e mbajte fjalen, ke vene ne Diber: Kom. i njësisë speciale, Agron Malaj. Ky i fundit, menjëherë pas demonstratës së 21 Janari, u përfshi nën hetim. Gjatë marrjes në pyetje, gardisti, ka dashur që të mbrojë drejtuesit e tij, duke thënë se më 21 janar nuk kishte marrë urdhër nga askush për të qëlluar…wtf rilindje

    2. Keci says:

      Po Arra Daden ku e lene o Edi???? Kaloj me LSI apo do e besh presidente??????

  2. Luani says:

    Ore a nuk ka njerez te mire Berati ??? Cjane keta emra qe garantojne vazhdimin e korusionit…po qe se eshte e vertet..jetesa ketu po behet e pa durushme!!!…me keta emra sekseresh…mandati qe po lene…duhet ti paguaje pa te filloje ne pune.

  3. tuli says:

    kjo eshte 1/3 e listes, Fieri nuk ka 7 dapatete por 18

  4. Ktheje Ndryshe says:

    paske vene gjithe kupolen e metropolit,keto jane zgjedhjet e shqiperise jo te metropolit

  5. pedro i ri says:

    Gazetari ka bere nje liste qe korrespondon shume pak me realitetin.

  6. nina says:

    Shuume mire.. Urime dhe suksese

  7. loni papa says:

    Merrni dhe Kanan Shakën (Sharkon ose këmbën e Urës) ne Novoselë te Vlorës, sepse nga çdo pozicion qe ta shikosh tregon na nje futyre baçkallome te ndryshme

  8. dritani says:

    Ne Shkoder si mund te lihet jashte listes Keti Bazhdari, jo vetem per kontributin e saj te spikatur, por edhe per filozofine e PS-se qe te perfshihen dhe zonjusha e zonja!

  9. J.K says:

    Nqs keto jane kadidatet e Shkodres atehere Rama ske nevoj fare per fushate se e ke te humbur pa nis … Orator i zoti por si politikan aspak.
    Keti Bazhdari do ishte qershia mbi torte e nje liste te deshtuar. Ka patur nje humbje spektakolare si pak kandidat te PS ne zgjedhjet lokale.
    Show dhe reklami mediatik nuk funksionon me Shkodren.
    Me keqardhje si nje person qe ka votuar per 25 vite PS nese keto do jene emra te listes totalisht joperfaqesuese dhe pa asnje lidhje reale me PS Shkoder pervec se te komanduar dhe katapultuar une nuk do votoj fare.

  10. Bardhyl Myftiu says:

    T GJITHE KETO JANE HAMENDESIME TE GAZETARUCIT BARDI

  11. VLORA VALONA says:

    Po Valentina Leskaj nuk eshte Elisabeta e Anglise. Po çjane keto budalleqe. Vali 71 vjeçe. Fatmir Toçi ka 8 vjete we nuk eshte deputet. Do jete Eduard Leli deputet se eshte djali i Halilit qe nuk bombardoi Vloren ne 1991. Ai do mbuloj zonen e lumit te Vlores.
    Fo jete dhe Arben Breshani se po nderton pallatin ne rere me Mezan Malaj.
    Do jete dhe Shpetim Gjika se dha 600 leje ndertimi ne Vlore.
    Do jete dhe Sadriti se mbulon Koçon
    Do jete dhe ajo.

  12. Meri says:

    O PS-ja, o Edi Rama, ende nuk vute mend? Si kandidoni Adnor Shametin? Integriteti i tij moral u duk me punen qe beri ne universitetin privat prone e tij. Evaxioni fiskal eshte gjeja me e vogel dhe me e ndershme qe mund te kete bere. Mashtrimi me mesimin dhe me vleresimin fallco te studenteve ne provime jane me e rendesishme se evazioni fiskal. Kete e dine mire studentet dhe pedagoget qe kane dhene mesim atje. Ne cdo provim notat vendoseshin me laps ne nje proces verbal dhe pastaj pasi i “studionte” mire Adnori, bente korigjimet sipas interesave te tij, dhe behej nje procesverbal tjeter ku vendoseshin notat e korigjuara nga Adnori. Pedagoget firmosnin procesverbalin e dyte. Kur flasim per korigjime nuk behet fjale per nje ndryshim nga 5 ne 6 apo nga 9 ne 10, pra sbehet fjale per nje ndryshim me nje note, qofte edhe per nje ndryshim cilesor sic eshte nga 4 ne 5, por ndryshimet ishin shume cilesore e sasiore dmth ndryshohej shume shpesh nga 4 ne 9 apo 10, madje nga 2 ne 9 apo 10.
    Vec kesaj, para cdo provimi, studenteve u lexoheshin notat e provimit paraardhes, i lexonte gruaja e Adnorit, e cila kur degjonte murmuritjet e studenteve u thoshte: mos u amkoni se te gjithe keni dy nota me shume, nje ua ka falur profesori dhe nje ua kemi falur ne (pronaret) behen dy. Studentet nuk murmuritnin se nuk qene te kenaqur me notat, por ata e dinin se ckishin bere ne provim dhe ckishte bere shoku, prandaj ne fakt cuditeshin me notat absurde qe degjonin.
    Se pari Adnori provimet as nuk i shikonte fare sedyti, zonja Shameti merrte persiper nje fallsifikim dhe per me teper kishte oaturpesine ta deklaronte.
    Ka shume gjera te tjera per te treguar, por besoj se dhe kaq eshte mjaft per te kuptuar karakterin dhe menyren se si punon jy zoteria qe pretendon te na perfaqesoje. Nuk mund ti besoj nje njeriu te tille. Atij qe mashtrimin e ka menyre jetese, as kazanin e plerave nuk mund ti besosh, jo fatet e vendit.
    Verini gishtin kokes sa jeni ne kohe.

  13. mireli n says:

    Lista duhet te jete paraprake . Z. VRAPI Tirana perfaqesohet nga XH.QEFALIA, O. MANASTRILIU, B.BALLUKU , keta jane autoktone ne Tirane por duke llogaritur dhe shume deputete te tjere qe kane lindur dhe rritur ne Kryeqytet lista behet shume e madhe .
    Mendoje se Keti Bazhdari duhet te jete ne listen e SHKODRES. Ka shume deputete aktuale qe perseri do te rikanidojne. Duhet gjak i ri i cili nuk i mungon PS. Pergjithesisht kjo liste eshte shume e dobet . Ka deputet qe kane dy mandate rrjeshte por cilesia e tyre eshte per te qare hallin. Nuk shohe ne kete liste te kete hapsire per Profesore, Akademike,Juriste apo intelektuale te Shquar,mungojne pedagoge te talentuar dhe gazetare me reputacion te madh ne publik. Z.RAMA vleresoje punen tuaj por perzgjedhja e kanidateve duhet bere ne menyre kolegjale duke mare mendimin e BAZES. Vepro si ne rastin e Dibres ku populli i mrekulleshem dibran te dha voten pikerisht se kishte besim tek doktori si biri i kesaj treve. Si mund te fitoshe ne Shkoder me nji deputet medioker si Paulin Stekaj. Kujdes Fierin, Lushnjen se kanidatet i ke te dobet dhe nivel sikunder thua vete vajmedet. Ke dy opinioniste e gazetare te shkelqyer si S.MINXHOZI dhe Vasjari. Duhet bere kujdes ne perzgjedhje. Ne Shkoder vlereso intelektualet e mrekullueshem qe per fat te mire ky qytet i ka te shumte. Vlereso edhe shtresen e persekutuar se dhe aty ka kanidate dinjitoz vecanrisht Shkodra,lezha ,Mirdita, Kruja, Tirana,Durresi etj.

  14. Bashkim says:

    As 10 % e ketyre kandidateve do te fitonin ne sistem mazhoritar.Kjo tregon sa padentitet dhe te paafte jane te perfaqesojne pS.Thirri mendjes Rama me kta kandidate do marresh me pak se 2013 dhe LSI do rritet se do marre emra perfaqesues te se majtes.Te vafte mbare!

  15. socialistet vlonjate me sh. kontribute,jo hajdute te vleresuar says:

    Vali te marr librezen e pensionit e te mos duket me ne Vlore,Fatmir Toci nuk ja vlen as per ne Kuc e jo me te perfaqesoje Vloren ,interesaxhi hipokrit.Cfare kane bere per punesimin e socialisteve,apo nuk u erdhi rradha socialisteve qe punuan per fitoren e Ps,se kishin kusherinjte e tyre keta.Totalisht te papergjegjshem . Edhe Damian gjiknuri pse nuk i sistemon soc tani qe po ndjek fushaten ne Vlore.po pa pike turpi kerkon falje qe skane bere asgje per socialistet.Nuk eshte vone, filloni sistemoni njerezit,kryetar org.kryetar komisionesh me arsim te larte dhe i keni lene pa pune.Po turp nuk keni apo e keni ngrene me buke.

  16. populli socialist qe po i heq ne kurriz says:

    Elisa spiropali dhe Lindita Nikolla,dy superhajdute ,njera ne dogane e tjetra duke shitur vendet e punes ne arsim me minimumi 3 mije euro.O z.Rama ,mos na e shpif me keto emra te ndyre,u ka dale boja.

  17. elektoral says:

    Listat duhet te jene te hapura ku votuesit mund te zgjedhin renditjen finale te emrave dhe te propozojne emra te tjere te paperfshire nga partia nese duan. Listat e mbyllura mund te jene efikase per poste me te ulta, po kurresesi per deputet. Qe ketu fillon problemi me sistemin shqiptar elektoral, funksionon sikur shteti te ishte fshat me nominime fikse nga kryeplaku.

  18. socialistet vlonjate says:

    Po Vlora pse ska asnje perfaqesues,gjithmone te ardhur nga Tirana?NUk votojme fare,na ndriti Vali me Fatmirin,,as i njohim as nuk duam ti njohim,te kandidojne e te fitojne ne TR po jane aq te mire.

  19. Petrit says:

    Ne lezhe harroje njerin
    Te mjaftojne votat e atyre pak komunisteve qe kane mbetur per te marre maximumi nje deputet
    Por kam edhe nje kurizitet
    Çfare i ofron politikes shqipetare nje “deputet ” si Paulin Sterkaj
    Apo ata pak vota qe mund ti bleje

  20. Mali says:

    Si or zoti Edi ne Elbasan nuk ve nji deputet qytetar te Elbasanit tone te urte , te dijes e te respektuar. Akoma me Musa Ulqinin qe nuk e njohim prej 4 vjetesh apo Angjelin etj.Nuk e dime por G.Ruci orienton perseri,kur para 8 vjeteve na solli ne mark 4 deputete nga Tepelena e vlora e shkodra.Hajde ndegjo si flitet ne qytet..

  21. rrilo says:

    per qarkun e gjirokastres mund te thes se: dy kanditatet e pare, jane si gjithmon kalimtare e njejte si lista e pare. kurse ky i treti i VERTETI eshte njeriu i duhur. respekte per deputetin Dasho Kamberi,

  22. andueli says:

    Shume mire bere qe vure shpetim gjiken se vetem leja e pallatit tek tre racat e dhene prej tij dhe e shembur nga ty I kushtoj taksapaguesit shqiptar 2.6 milion €. Llogarit dhe qindra lejet e tjera, shkon demi ekonomik per shtetin shqiptar miliarda €. Vure se lume votash do te te sjelle. Nje kerkese mos harro etjonen ta vesh deputete se I duhet d.shnorja shpetimit per tu englendisur ne kuvend.

  23. Poradeci says:

    Z Rama Ilir Xhakolli ne Pogradec qe e kishe deputet,punoj si doganier tani prej10 vite afarist ndertimi(edhe sot ka 10 tra apartamente pa shitur) ska nevoje per pare per 5 breza perse e do deputet ska burra Pogradeci por gjithmone per kollovare do votojme ne Z Rama se do te ndodhi si me Bashkine qe ja dhe LSI se dhe ne ja dhame e di ti kujt korigjoje po munde.

  24. O.MEMOCELA says:

    Z.Rama ne qarkun e gjirokastres vendi par I takon Z.Kamberi respekte

  25. ela says:

    Dhe une nuk jam dakord me deputetet e caktuar nga Edi Rama,vazhdo keshtu se nuk votojme.bernut list.neqofte se deri tani te perkrahem ,te perkrahem sepse smund ta marr basha.p[o me mir rrumpall se sa prap keta deputete

  26. mit hat says:

    Po ky xhelili i durrsit ka qene spiun e xhins spiunash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje