McCain takoi muxhahedinët dhe përgëzon Shqipërinë për mikpritjen ndaj tyre

16 Prill 2017, 10:24Politika TEMA

Senatori amerikan John  McCain u takua me lideren e opozitës iraniane e muxhahedinëve  Maryam Rajavi  gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar në 14 prill.

Takimi i McCain njëkohësisht Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, me Maryam Rajavi e cila është presidente e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit u publikua dje në Twitter.

Senatori amerikan përgëzoi transferimin në Tiranë të muxhahedinëve sipas marrëveshjes Shqipëri – SHBA ndërsa mori pjesë një një mbledhje të tyre.

Gjatë takimit Maryam Rajavi deklaroi se “Fashizmi fetar që po sundon në Iran është burimi kryesor i luftës e terrorizmit”, ndërsa sipas senatorit McCain “Regjimi i Bashar al Assad në Siri dhe ISIS janë të ndërlidhura bashkë”, duke theksuar nevojën për heqjen e Assad nga pushteti.

Senatori amerikan gjatë vizitës në Tiranë u takua edhe me krerët e shtetit, Presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha ndërsa gjatë mbërritjes së aeroport u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

1 komente në “McCain takoi muxhahedinët dhe përgëzon Shqipërinë për mikpritjen ndaj tyre”

  1. babo says:

    Muxhaedin e quajne veten luftetaret e ISIS dhe talebanet ne Afganistan. Keta qe jane te ne nuk jane duke luftuar, jane duke ngrene e pire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje