Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nuk do të ketë komunikim javor për shkak të festës së Pashkëve. Përmes faqes se tij në facebook Rama thotë se sot nuk do të ketë Komunikim Javor të Kryeministrit.
“Duke ju uruar të gjithëve qetësi e gëzim në familjet e tyre në këtë të dielë të veçantë, ju bëjmë me dije se në respekt të simbolit të kësaj feste, sot nuk do të ketë Komunikim Javor të Kryeministrit”, -shkruan Rama.
Postimi i plotë i Ramës në facebook
“Sot janë Pashkët, është një ditë e shënuar për të krishterët dhe e mira e madhe e këtij vendi, është se festat e njëri – tjetrit, janë festa të të gjithëve. Duke ju uruar të gjithëve qetësi e gëzim në familjet e tyre në këtë të dielë të veçantë, ju bëjmë me dije se në respekt të simbolit të kësaj feste, sot nuk do të ketë Komunikim Javor të Kryeministrit”.
Gezuar PASKAT te gjithe orthodhoksve,Arna-Utat nuk kane pune PASKAT jane Hellene