Partizani nis përgatitjet për sfidën me Teutën

18 Prill 2017, 16:21Sport TEMA

Partizani ka zbritur sot në fushë për të përgatitur përballjen ndaj kundërshtarit të radhës Teutës , takim i vlefshëm për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.

Në mesditë grupi i lojtarëve në drejtimin e trainerit Starova dhe stafit kanë nisur seancën e parë stërvitore në orën 12:00 në kompleksin “ Internacional Tirana” në Pezë.

Grupi ka qenë i plotë , ndërsa me skuadrën është përgatitur edhe Fili, i cili ka lënë pas shqetësimin muskular dhe ka vijuar normalisht programin stërvitor me skuadrën.

Për sfidën ndaj Teutës do të mungojë si pasojë e skualifikimit Vila , ndërsa rikthehen pas pezullimit Ramadani dhe Kalari.

Të mërkurën programi stërvitor do të vijoj me dy seanca, paradite ushtrime force në palestër dhe pasdite në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje