I ftuar në studion e lajmeve në televizionin Ora News, konstitucionalisti Çlirim Gjata, ka komentuar kërkesën e re të aleatëve qeverisës PS-LSI ndaj KQZ-së për shtyrjen e datës së regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet parlamentare.
Në analizën e tij, Gjata ka thënë se kërkesa e koalicionit PS-LSI është e padrejtë dhe në shkelje të kushtetutës. Sipas gjatës nuk është KQZ-ja ajo që bën shtyrjen e kërkuar, por vetë parlamenti.
Ai i bëri thirrje KQZ-së të zbatojë ligjin pasi kjo gjë do të krijonte pasoja të reja edhe në drejtësi apo institucione të tjera. Sipas tij KQZ-ja duhet të zbatojë ligjin dhe të mos përzihet në pazare politike.
Po ashtu Gjata i bëri thirrje palëve politike që të shtyjnë zgjedhjet.
Pse ti shtyjne zgjedhje nga momenti qe nderkombetaret jane kunder bojkotit do te thote qe ps te dale e vetme ne zgjedhje dhe te behet me vone nje referendum popullor jo vetem per vetingum po dhe per partite te dalin te paligjshme vetem vullneti i popullit do beje drejtesi.mjafte me shantazhe dhe bojkote nuk u duhet shqipetareve njeres te tille ne politike.kush eshte kundra interesit te popullit te largot vete pa mare denimin nga vete populli.
Ky nuk është objektiv se ka qënë nga të parët që ka hyrë në cadër. vetëm si jurist nuk flet, “Shqipëri jemi” thotë, dmth nuk duhet të bëhemi shtet i së drejtës, sipas tij. Me dy qëndrime, nga një anë KQZ duhet të zbatojë kushtetutën, nga ana tjetër duhen shtyrë zgjedhjet, të shkelet kushtetuta. Ka kujt i ngjet, të atit.