Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë përgatitur kërkesën për shtyrjen e regjistrimit të koalicionit në KQZ.
Kërkesa është hartuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.
Afati për regjistrimin e koalicioneve në KQZ përfundon sot në mesnatë.
Partia Socialiste nuk ka mundur dot të bindë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që të hedhin firmën për të qenë pjesë e këtij koalicioni për zgjedhjet e ardhshme.
Kjo, pasi LSI kërkon që në zgjedhje të regjistrohet edhe PD me partitë e tjera opozitare.
Neni 65 pika 1 e Kodit Zgjedhor përcakton se “dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve”.
Letra:
Drejtuar: Komisionit Qendror te Zgjedbjeve (KQZ)
I nderuar z. Kryetar,
Te nderuar anetare te KQZ,
Me ane te ketij komunikimi, ne respekt te neneve 64 dhe 65 te ligjit nr. 10019, date 29.12.2008 (i ndryshuar) “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise”, i cili rregullon perkatesisht ne lidhje me regjistrimin e partive politike ne zgjedhje si dhe ne lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, duke parashikuar si afat perkatesisht periudhen kohore “jo me vone se 70 dite perpara dates se zgjedhjeve” dhe “jo me vone se 60 dite perpara dates se zgjedhjeve” dhe, duke pasur parasysh qe afati ne lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore permbushet ne date 19.04.2017, ne mbeshtetje te neneve 41 e vijues te Kodit te Procedurave Administrative, ju drejtohemi me kete kerkese.
Partia Socialiste, Levizja Socialiste per Integrim dhe partite e tjera te Aleances per Shqiperine Europiane jane ne perpjekje te vazhdueshme per te negociuar me opoziten, per te mundesuar pjesemarrjen e plote te te gjithe spektrit ekzistues politik te vendit ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 18.06.2017. Ne kete kontekst social-politik, i cili nuk mund te neglizhohet nga asnje institucion publik ne vend e, aq me pak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kerkojme nga ana juaj nje qendrim ne lidhje me mundesine per te shtyre afatin e regjistrimit te partive politike ne zgjedhje (neni 64 i Kodit Zgjedhor) dhe te regjistrimit te koalicioneve zgjedhore (neni 65 i
Kodit Zgjedhor).
Ne gjykimin tone, tejkalimi i afateve te parashikuara nga nenet 64 dhe 65 te Kodit Zgjedhor me disa dite, ne nderkohe qe nuk do te sillte asnje pasoje penalizuese, nga ana tjeter do te kontribuonte per te krijuar hapesira per te siguruar nje proces sa me gjitheperfshires.
Mjere ne …
te na thone ne cilin nene apo pike te Kodit Zgjedhor thuhet se KQZ ka te drejte te ndryshoje afatet e parashikuara.
Le te ndryshojne Kodin, votat I kane. por nuk jane mesuar me rregulla e mburen per shtet ligjor e SHTET…
Afati i vendosur ne ligj eshte afat ligjor dhe ka karakter prekluziv. lejimin e shtyrejes duhet qe ta autorizoje ligji. pa lejim te shprehur KQZ nuk mund ta beje kete gje. nese e ben do vije dita qe BIBA dhe bibat qe e rrethojne bashke me kete klase te kalbur politike do te ndershkohen. ndaj mos u tallni me popullin. Gjithe skema eshte e qarte Meta nuk e do vettingun dhe kerkon te mbaje situaten e bllokuar duke inkurajuar mbatjen hapur te cadres.
Po si keshtu? Valle keta adhuronjesit e vettingut te bejne kerkese qe te shkelet ligji? o ju shpelafte purthi shalet, turpi ju mbulofte.