Ngjarje e rëndë në Fushë Krujë, motoçikleta përplas për vdekje një 14-vjeçar

21 Prill 2017, 23:00Kronika TEMA
Ngjarje e rëndë në Fushë Krujë, motoçikleta

Një 14-vjeçar është aksidentuar për vdekje  mbrëmjen e sotme në fshatin Bilaj të Fushë Krujës.


Rreth orës 21:40, të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Bubq – Fushë Krujë, i mituri me inicialet K.V është përplasur duke ecur nga një motor.
 
Sipas policisë, Pashuk Paluka 66 vjeç, banues në Bubq, ka qënë duke drejtuar motoçikletën që ka përplasur për vdekje 14 vjeçarin.
 
Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në komisariatin e Fushkrujës, për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje