REPLIKAT/ Rama batuta me ndjekësit në Facebook: O i shkreti ti i shkreti ti që ta ka mpirë trurin SHQUP-i

21 Prill 2017, 14:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, ku ka shkëmbyer me ta mendime për një sërë çështjesh të rëndësishme.

Shefi qeverisë nuk i ka kursyer notat e humorit me të cilën i është përgjigjur qytetarëve.

Më poshtë po përciellim disa prej bashkëbisedimeve të tij:

Qytetari 1: Eh mjere te rinjtë qe besojnë se partia do iu sigurojë pune thuaaa!
Edi Rama: Ah gjynah ti Aspri qe jetoke edhe jashte dhe paske Hitlerin simpati, nderkohe qe nuk paske marr vesh asgje nga e verteta se po te mos merrej rinia me politike ai vendi ku jeton ti s’do ishte ai qe je gjetur gati?

Qytetari 2:  E dim qe e do shqiperine se prandaj i bo vllai jot 200miljon dollar dhe 20perqindshin e pallateve nuk e merje dot nese nuk e do shqiperine hajdut ordiner qe te mori tosi nga koshat me thoj te pa prer e te boni njeri
Edi Rama O i shkreti ti i shkreti ti, i shkreti ti qe ta paska mpire trurin krejt Shqupi e ta paska futur koken ne Cader! Shko ne shkolle cun se je ne kohe dhe lexo te behesh i zoti vetes, se pasuria eshte dije dhe dijen s’ta fal zoti, zoti te fal trurin qe ta mbushesh me dije! Dhe merr shembullin e prinderve mos i tradheto prinderit qe te kane rritur me sakrifica, po respektoji duke folur me edukate se edukata te duhet per vete jo per mua o cun.

Qytetari 3:  Edhe unë në Durrës isha dje ,por te spitali dhe shyqyr që i dhashë lekë doktorrave dhe infermierëve se për ndryshe njeriu im kishte vdekur???? Më thuaj ti si t’ja bëj,, po sikur mos të kishim lekë???? Rroftë kombi shqiptar , poshtë​ politika
Edi Rama Bujar, ta them une si t’ia besh (neqoftese ke qene vertet ne spital, gje qe une e dyshoj fort te them te drejten), ma thuaj mua ketu kush te kerkoi leke dhe vij une me ty te shkojme tek spitali e te shpetojme te tjeret nga kushdo qe te ka marre leke ty! Por mos bertit rrofte politika, sepse politika vertet mund te beje te keqia kur bie ne duart e njerezve te keqinj a te paafte ose dembele, por pa politiken asnje komb nuk shkon dot perpara?Pa politiken per shembull s’do ekzistonte paqja, s’do ekzistonte demokracia, s’do ekzistonin as Shtetet e Bashkuara as Bashkimi Europian, me kupton miku im??

Qytetari 4:  Po ne emigrantet kur do votojme,se Jane vota qe te vene dem i nderuar kryeminister pershndetje..
Edi Rama Kur te kemi mbaruar regjistrimin e shqiptareve jashte atdheut qe duhej bere per 25 vjet dhe askush nuk e vuri ujin ne zjarr te numeroje shqiptaret! Por nderkohe nese nuk vjen dot te votosh, ke mundesi te besh 10 vota me telefon qe te ndjehesh krejt i permbushur ne deshiren tende? Shume faleminderit dhe respekt e shendet per ty e per familjen tende

Qytetari 5: europa europa cdo fillim zgjedhjesh po as nje hap per tu fut premtime bosh?
Edi Rama Teo TI Europa ndertohet ne Shqiperi njehere, behet shtet Shqiperia, pastaj behet pjese BE! Respekt.

Qytetari 6:  Zoti kryeminister jam shum dakort me ju Po vetem nje gje kam……a ka mundesi mos renna nxjerresh ato shushkat qe bertasin ne fillim a te keqen se me duket sikur po i lusni bythen njerzve qe te te japin voten??? populli sheh dhe ben vlersimin Edhe pa bertitur ato shushkat se na e hapen barkun kaq kisha flm dhe suksese ?
Edi Rama Bledi, edukaten Bledi e ke per vete jo per mua dhe a ka mundesi qe ta mbash mend kete per mua? Se nuk ka pike kuptimi goxha djale flet sikur te ka ikur gjuha nga kontrolli krejt! He te keqen behu djale i mbare, fol me edukate dhe do e shohesh qe do ndjehesh tamam burre kur ta kesh gjuhen ne kontroll. Dhe shume faleminderit per urimin per suksese?

Qytetari 7: Z kryeminister, ende mendjen te çmimi I karburantit e kam une, sepse me the qe ka brenda taksen e qarkullimit, prandaj paguhet shtrenjte! Po ata qe kane kaldaja me nafte, ose ata qe kane gjeneratore kur ikin dritat, perse duhet te paguajne taksen e qarkullimit?! Perse kete takse mos e paguajme me vete dhe mos e paguajme brenda cmimit te karburantit, sepse nje taksixhi ne baze te kesaj qe thoni ju, I bie te paguaje 2 milion (te vjetra), takse qarkullimi ne vit, por edhe individi I thjeshte perseri shume I bie te paguaje!
Flm nqs me ktheni pergj!
Edi Rama Eshte ndryshe llogaria Erion dhe nuk funksionon keshtu si e ke bere ti?

1 komente në “REPLIKAT/ Rama batuta me ndjekësit në Facebook: O i shkreti ti i shkreti ti që ta ka mpirë trurin SHQUP-i”

  1. mirel says:

    Po mor po, ky ricikluesi i plerave dhe Ilir Metes ben moral.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje