Petrit Vasili zbulon detaje nga darka e peshkut mes Ramës dhe Metës dhe flet për kërkesën e LSI, që Meta të jetë kryeministër

22 Prill 2017, 18:33Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë dhe numri dy i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ishte ne krahe te Ilir Metes ne darken e peshkut me Edi Ramen dhe Erion Veliajn, ka treguar sot per here te pare disa detaje nga ai takim, ku nenvizoi se ishte nje darke mes kolegesh politike dhe klima ishte mjaft miqesore.

“Darka ishte shumë miqësore dhe këtu nuk fsheh gje, po të ishte hermetike dhe e fshehtë s’do ishte në Pazarin e Ri.

Ilir Meta kishte edhe një lloj nostalgjie se në rini ka banuar shumë afër asaj zone.

Unë e kam frekuentuar shpesh per 10 vjet, kishim një kërshëri për të parë një lloj transformimi.

Pazari i Ri ka qenë vendi i qofteve, aty ishim në lokal peshku.

Kishte shume thyerje ajo darke, me peshk larg detit.

Besoj ishte një klime normale dhe miqësore.

Bëhej fjalë për një darkë kolegësh politikë”, tha ai ne emisionin “Kjo Jave” te “Neës24”.

Ai ndërkohë ka folur edhe për pretendimet e LSI-së, që Ilir Meta të jetë kryeministri i ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur se edhe takimet ku jane bere keto deklarata kane qene shume te mira.

LSI është një forcë politike që hyn në zgjedhje për të fituar, ka pasur gjithnjë ambicie.

Pa këtë punë të palodhur s’do ishte këtu, do ishte një parti humbëse.

Natyrshëm LSI do vazhdojë të punojë fort që t’i arrijë këto standarte sa më të larta.

Sigurisht që janë votuesit që e thonë fjalën, do presim cfarë do vendosin ata pastaj do marrim vendimin se cfarë do kërkojmë”, tha Vasili.

9 komente në “Petrit Vasili zbulon detaje nga darka e peshkut mes Ramës dhe Metës dhe flet për kërkesën e LSI, që Meta të jetë kryeministër”

  1. Atdheu says:

    Mos more ……Meta kryehajduti kryeminister?
    Por po e pranoj ky popull….

    1. Timi says:

      Si mund te kerkosh te behesh kryeminister kur nuk je forca e pare politike e vendit. Kesaj i thone ‘ta hedhesh shurren perpjete’ me mendjemadhesine e nje humbesi. LSI ne 18 qershor do te shikoje se sa vota do te marri. Ky do te jete testimi i sa i vertete. Vetem ne zgjedhje. Nese PS merr 71 deputete apo me shume atehere LSI nuk do te mund te marre as Kryetarin e Kuvendit. Megjithate le tja leme kohes te provoje kush do te jete forca e pare dhe me sa deputete.

  2. emilio says:

    Ndersa 80% e shqiptareve kerkojne dhe shpresojne qe ju hiena te neveritshme, hajdute te certifikuar me ze dhe me figure, te zhdukeni nje here e pergjithmone nga skena politike. Zoti Rama, largoi parazitet dhe dil i vetem ne zgjedhje.

  3. Agim Basha says:

    Uroj me gjith shpirt që ta thyesh qafën ti perdhit Vampiri,Ilir qafiri dhe gjith stani juaj i hajdutërisë….Shpresoj të ndodhë së shpçejti…mor hajdut..!

  4. Jimi says:

    E nese ketu ka dicka te vertet, jo Muti po as Rama nuk ka per ta pare me me sy karriken e kryeministrit, se askush nga mbeshtetesit e Rames e te PS-s nuk do ta duronte nje turp te till. Te vendosesh Mutin kryeminister me votat e socialisteve, do te ishte vetevrasje njelloj si te rivendosje qoftelargun!

  5. Sami says:

    Z.Rama mos ofendoni inteligjencen e ketij populli. Ne nuk shkojme prapa. Populli ju ka deleguar ju te zbatoni ligjin dhe te mos i lini hapesire hajduteve. Futja ne politike e hajdutit dhiar Ilir Meta eshte nje thike pas shpine qe i behet popullit shqiptar dhe shqiperise.

  6. mati says:

    meta kryeminister,kjo do te ishte kulmi i te keqes….

  7. TRAPI says:

    DO TE VEJME MANUSH MYFTIUN KRYEMINISTER SE Z,KRYEMINISTER KA QENE NE KOHEN E ENVERIT…SE TANI KA NIPIN ME LSI SHOKUN PETRIT VASILIPP JANE…SI SIU ,EDI ETJ

  8. Ana says:

    Rama vetem ne zgjedhje…degjoi njerezit . Do mobilizohen fort nese del i vetem..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje