Kreu i grupit parlamentar te PS Gramoz Ruci ka shpreur sigurinë se kriza politike do të tejkalohet dhe më 18 Qershor do të shkohet në zgjedhje. Duke folur nga Levani, Ruci tha se edhe Presidenti do të zgjidhet, edhe zgjedhje do të ketë, edhe krizë nuk do të ketë
“Juve në televizor po ndiqni përditë tellallët, që nga unë i pari, që po dëgjoni, do zgjidhet Presidenti, nuk do zgjidhet Presidenti, do ketë zgjedhje nuk do ketë zgjedhje, do ketë qeveri, nuk do ketë qeveri.
Siç e kam thënë dhe herë tjetër, edhe Presidenti do të zgjidhet, edhe zgjedhje do të ketë, edhe krizë nuk do të ketë, edhe destabilitet nuk do të ketë dhe se po të duan tellallët nuk do i lini ju, se Zot është Populli. Ne tellallëve na rreh mendja tek këto pyetjet. E kuptoni sa kot jemi ne? Jo ore, do bëheni pronarë të këtyre pronave që keni apo jo? Se për këto keni ardhur këto, jo për të më marrë mua. Siç po merrni legalizimit, do merrni dhe tokën.
Ne tellallëve na rreh mendja tek politika ndërsa juve tek problemet e përditshme. Por data 18 Qershor nuk është tellallëve, politikanëve, por e juaja qe do vendosni me votë ne zgjedhje, ju do te zgjidhni jo për politikanet por për zgjidhjen e problemeve tuaja”, tha Ruçi.