Shqipëria e madhe/ Reagojnë mediat greke: Rama po shantazhon Brukselin me deklaratat për bashkim me Kosovën

22 Prill 2017, 14:57Rajoni TEMA

Mediat greke kanë reagur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për bashkim e Shqipërisë  me Kosovën dhe konkretisht ka reagur e përditshmja “Kathimerini” dhe “Tribune”

Në një analizë e publikuar në portalin e të përditshmes greke, “Kathimerini”, shkruhet: “Nuk është hera e parë që Edi Rama përpiqet t’i bëjë shantazh Brukselit me makthin e Shqipërisë së Madhe, për të avancuar procedurat e anëtarësimit… Mirëpo, Europa nuk shantazhohet me dilema të këtij tipi”.

Gazeta shprehet se Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE, por reformat kanë ngelur në baltë për shkak të udhëheqjes potike me në krye Ramën.

“Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, mirëpo reformat kanë mbetur në baltë për faj jo të BE-së, por të udhëheqjes politike të Tiranës, në majë të piramidës së të cilës ndodhet sot Edi Rama” shkruan gazeta.

Ndërsa në brendësi vazhdon duke thënë se pavarësisht se Rama beson dhe thotë se Shqipëria ka një imazh të mirë në Europë, realisht vendi noton në korrupsion dhe kanabis, si dhe për BE-në do jetë e vështrë të pranojë në gjirin e saj një shtet të tillë.

 “Pavarësisht se çfarë beson dhe çfarë thotë ai vetë, imazhi që dominon sot në Europë për Shqipërinë, është imazhi një vendi që noton në korrupsion, ku shteti konsiderohet një trofe për çdo parti në pushtet, ku drejtësia është e manipuluar (edhe nga) krimi i organizuar, dhe ku kanabisi është shndërruar në një produkt për eksport. Dhe një shtet të tillë, vështirë se BE do ta anëtarësojë në gjirin e vet”.

Gazeta e mbyll shkrimin duke thënë se Rama duhet të heqë dorë nga ideja e Shqipërisë së Madhe dhe të përqëndrohet në shfrytëzimin e forcës politike me qëllim që vend të përmbushë kriteret e anëtarësimit.

“Mirëpo, në vend që të kanosë me armën e Shqipërisë së Madhe, Rama do të bëjë mirë të shfrytëzojë potencën e tij politike me qëllim që vend të përmbushë kriteret e anëtarësimit, që do t’i lejojnë trenit shqiptar në vazhdojë rrugëtimin në shinat europiane. Përndryshe, sipas tij, deklarata të tilla mund të shkaktojnë reaksione zinxhir në gjithë Ballkanin, një rajon ku popujt vazhdojnë të bashkjëjetojnë në një litar të tendosur.”

Ndërsa e përditshmja greke “Tribune”, e nis artikullin kështu: “Edi Rama “një hic” në hartë i cili nuk nguron të kërcënojë Bashkimin Europian me paqëndrueshmëri nqs nuk pranohet në BE”, raporton 27.al.

Media greke paralajmëron se nëse negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian do të ndalonin, atëherë kjo do të sillte paqëndrueshmëri në Europë, duke nënvizuar që është “një mungesë  kuptimi apo njohurie për të mos e kuptuar se kjo zonë ka nevojë për Evropën, si Evropa ka nevojë për zonën e sigurisë dhe stabilitetit.”

Kryeministri shqiptar nuk e konsideron si një skenar për një luftë të re në rajon. Dhe se si do të bëhet luftë në rajon? Me kallash dhe granata? Kjo është një luftë bande dhe i vetmi vend që mund të bëjë luftë është greqia, sepse Greqia ka ushtri, por Greqia është një vend i paqes dhe i sigurisë.

Për më tepër gjithashtu as Rama nuk do një luftë edhe për një arsye tjetër. Sepse në qoftë se kjo ndodh atëherë do të jetë Greqia ajo që do të ndërhyjë për të rivendosur paqen.

Dhe atëherë është e sigurt se Rama nuk do të përballet thjesht me Gjykatën e Lartë të vendit të tij, por me Gjykatën ndërkombëtare.

 

11 komente në “Shqipëria e madhe/ Reagojnë mediat greke: Rama po shantazhon Brukselin me deklaratat për bashkim me Kosovën”

  1. Timi says:

    Haha, le të pirdhen grekët e serbët e rusët e kushdo që i djeg deklarata e Rames. Ky është një fakt që nuk ka alternativë. Nëse jo në BE atëherë në një shtet. Përndryshe na gjymtojne prap fqinjët.

    1. a says:

      Bravo gazetaris Greke qe eshte pararoj e Demokracise e Drejtesie dhe e Llogjikes se humbur Arnaute.
      O kari Tim qe bene Trimin me BE-ne
      Lexo o Koqe ne Internet “Shantazh=shtrëngim që i bëhet dikujt për të plotësuar një kërkesë të papranueshme prej tij”.

      1. ..... says:

        Hahahahaha “demokraci e drejtesi” greke “demokraci e drejtesi” selxhukesh nga Ponti kriminelesh parazitesh e fallsifikatoresh hahahaha nje gje te tille nuk e beson as vete more llum 300 i Anastas buces

      2. €piriiiiii says:

        Aasa….. ke te Drejte
        . Nuk ka nevoj per Lufte Shqiptaret rritjen e Popullsis e kane diku ke +4% kurse te tjeret diku ke -2% kesaj i thon…..Pushtim i Ngadalte pa Lufte. Katallavesssss. Prandaj mos Brroçkullit idiotsira si keto Gazetat Greke

  2. Denis says:

    Keto jane gazeta fshati me informatione Dule
    Ndersa per lufte Greqia te ha mutin
    Po te ishte race e bardhe mund ta besoja,por te zi ne fytyre dhe shpirte jo
    Nga frika se do humbi teritore di çameria étj ko po
    Tani Shqiptaret jane te Bashkuar dhe frika e fqinjevet eshte e madhe
    Faleminderit

  3. Aleksander says:

    C’eshte kjo ,antena e familjes ?-Lulziu apo saliu i kane shkruar keto rreshta plot humor grek (kinez) ?!

  4. @@ says:

    Hahahahaha Greqia ” mund te bej lufte ” hahahahaha shkoni ne Qioro provojeni se sa te zote jeni per lufte jo per gje po te mesoni se ceshte raliteti more psikopaten ka nje jete qe ju shurron Turqia ne Qipron dhe ju skizofren ju rren mendja se jeni te zotet per lufte hahahahahaha te tille psikopate si ju selxhuket e Pontit dhe arvanitasit brekedhjere rralla se gjen ne kete rruzull Toksore

  5. Omer Tulla says:

    Ok sh bukur ,kush do jete i pari i vendit shqyptari apo kozovari?A mundet nje malok kosovet me na drejtu ?Apo nje Jaur te komandoje Muhaxheret kosovare??

  6. xxxx says:

    Vari kkkk se cthone gazetat e jevgjiteve te Gadishullit Ilirik edhe ato mbas qafe e kane prandaj i tremben ketij bashkimi shqiptare ketu lahen te gjitha eshte vetem ceshtje kohe dhe kete e dine korraket e Pontit qe qelben era hurdha e sufllaqi

  7. ILIRIA E BASHKUAR says:

    PO KU JENI O HISTORIAN DHE DIJETAR TE VENDIT.
    PSE NUK JA TREGONI PERSERI VENDIT KETYRE KOKE DERAVE SERBE, GREKE APO TJETER, SE ILIRIA NUK ESHTE DHE NUK KA QENE SHQIPERIA E SOTME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje