Pasi disa të burgosur palestinezë në Izrael vendosën të zhvillonin një grevë urie masive në shenjë proteste ndaj kushteve në të cilat trajtohen, një grup ekstremistësh të djathtë izraelitë organizuan një barbekju jashtë ndërtesës së burgut.
Në pamjet e publikuara ata shihen të kenë përdorur edhe ventilatorë për ta drejtuar tymin drejt të burgosurve.
Ekstremistët i bënë gjithashtu thirrje qeverisë izraelite, që të mos dorëzohej përpara “terroristëve shtypës.”
Të burgosur palestinezë kërkojnë t’iu jepet fund dënimeve pa gjyq, të lehtësohen kushtet për vizitorët, si edhe të mos jepen më dënime në qeli izolimi.
“Barebekju” do te thot gazetar i kualifikuar ose i shkalluar ne universitetet me te mira te botes ne zhvillim e siper
Vallahi nuk di me ke te jem me palestinezet qe kane te drejte apo me vllezrit e shqiptareve hipokrite ,izraelitet