VIDEO/ Atentat mafioz në Sukth, ekzekutohen 2 persona brenda në makinë. Një prej viktimave, ish-shef i Krimeve në Tiranë

25 Prill 2017, 14:12Kronika TEMA

Dy persona u ekzekutuan në një atentat mafioz pranë Sukthit në autostradën Tiranë-Durrës.

Automjeti tip “Audi A8”, ku udhëtonte ish-polici Ervin Dalipaj, së bashku me mikun e tij Xhino Dautaj, u qëllua në lëvizje nga një fuoristadë e zezë, e cila është larguar me shpejtësi.

Autorët kanë zbrazur më shumë se 20 plumba kallashi mbi viktimat, të cilat kanë mbetur të dy të vdekur në vend.

Ish-polici Dalipaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim policor si i dyshuar dhe bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje që tronditi qytetin e Durrësit.

Pikërisht sot pritej të zhvillohej seanca në gjykatën e Krimeve të Rënda. Senacë e cila u shty për shkak të mosparaqitjes së tij.

Dalipaj ka qenë zyrtar i lartë i krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, ndërkohë që paraditen e kësaj të marte kishte seancën e gjyqit në gjykatën e Krimeve të Rënda.

Mesa duket si jo rrallëherë, ata që nuk i gjen drejtësia, i gjejnë përpara ata që ishin të interesuar për ta vrarë.

Kjo vrasje ditën e gjyqit, i ka thënë kështu ngjarjes një sfond të rëndë mafioz. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve vrasjes spektakolare të dyfishitë në mes të ditës në një prej rrugëve më të qarkullueshme në vend.

Kush është Ervin Dalipi 

Ish -efektivi i policisë Ervin Dalipaj ka qenë i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të këtij viti në Durrës. Akuza për të dhe bashkëpuntorin e tij Denis Shtraza ka qenë “Rrembimin ose mbajtjen peng te personit“ e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizikike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

Këta dy shtetas akuzohen se, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, në 06.0.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend (Laert) Çollaku. Fillimisht dy të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes nga Policia Gjyqësore, por më pas janë lënë të lirë. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj këtyre dy shtetasve dhe mori miratimin e Gjykatës për Krime të Rënda për arrestimin e tyre. Deri në përfundim të hetimit, nën arrest ka qenë vetëm i pandehuri Denis Shtraza. Ndërsa i pandehuri tjetër, Ervin Dalipaj nuk është gjetur ende.

Në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda thuhet se:

– midis shtetasve Denzi Shtraza dhe Lart Çollaku egziston një konflikt, pasi ka dyshime se ky i fundit ka tentuar të vrasë Denizin në vitin 2013;

– dy shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Lart Çollaku me mjejtin tip Benz Ml, me ngjyre te zeze me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës;

– ky mjet në datën 06/01/2016 është përdorur vetëm nga shtetasi nën hetim Ervin Dalipaj dhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes së kësaj ditë kanë qenë vetëm me shtetasin nën hetim Deniz Shtraza;

– të dy shtetasit nën hetim pranojnë që gjatë datës 06/01/2016 në orët e pasdites dhe mbrëmjes kanë qëndruar së bashku por në deklarimet e tyre kanë kontradita të qarta dhe të shumta lidhur me oraret e takimit dhe lëvizjes, vendet e ku kanë shkuar dhe me cilët janë takuar në Tiranë, të paarsyeshme për veprime të kryera vetëm disa orë para deklarimit;

– të dy shtetasit nën hetim deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni se të kujt janë 9 aparatet celularë të gjendur në mjetin e Ervinit, ne xhepin e derës së pasagjerit ku ka qenë duke qëndruar Denizi;

rezulton i provuar fakti se në bagazhin e mjetit në pronësi të shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj ku ka qenë të paktën dhe shtetasi nën hetim Deniz Shtraza është vendosur dhe më pas është vrarë shtetasi Lart Çollaku.

Pra rezultoi e provuar se shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë rrëmbyer shtetasin Laert (Gazmend) Çollaku, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip Audi, per ne fshatin Murqin te Krujes dhe e kanë vrarë me armë zjarri, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të “Rrembimin ose mbajtjen peng te personit“ e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizikike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake”.

Po ashtu shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj në datën 06/01/2016 reth orës 23 :40 kur është shoqëruar nga Policia e Durrësit i është gjetur dhe sekuestruar një një dokument me nr. xxxxx i lëshuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe një stemë metalike me mbishkrimin « Policia » të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.  Ky shtetas ka qenë punonjës i policisë nga viti 2000 deri në vitin 2012 kur është liruar.  Në këtë mënyrë ka konsumuar veprën penale të «Mbajtjes pa të drejtë të uniformës».

 

1 komente në “VIDEO/ Atentat mafioz në Sukth, ekzekutohen 2 persona brenda në makinë. Një prej viktimave, ish-shef i Krimeve në Tiranë”

  1. Kritiku says:

    Ore gazetare injorante, perse duhet qe te publikohet numri i targes, se makines?
    Gazetare leshi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje