Zyrtare: Policia çon për ndjekje penale organizatorët e protestës së opozitës

24 Prill 2017, 18:09Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate për protestën e sotme të opozitës, duke thënë se ajo ishte e paligjshme dhe për këtë arsye do të çojë për procedim penal organizatorët e saj.

“Protesta e sotme e opozitës, u organizua kryesisht nga deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike në kundërshtim me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, edhe pse u  lajmëruan me shkresë dhe publikisht nga autoritetet ligjore përkatëse.

Përgjatë zhvillimit të tubimeve janë dokumentuar shkeljet e ligjit dhe përgjegjësitë e organizatorëve, konkretisht shkelje konform nenit 262 të Kodit Penal ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe  nenit 293 të Kodit Penal ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.

Për këtë arsye Policia po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, këto veprime do t’u paraqiten Prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse për ndjekje penale.

Në bazë e në zbatim të ligjit, strukturat e Policisë pas fiksimit dhe mbikqyrjes profesionale të protestave të paligjshme, kanë përpiluar materialet proceduriale, për organizatoret dhe shkelësit e ligjit dhe materialet do të referohen për fillimin e çështjes penale në Prokuroritë e rretheve gjyqësore, respektive, Tiranë, Kurbin, Elbasan e Lushnjë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

2 komente në “Zyrtare: Policia çon për ndjekje penale organizatorët e protestës së opozitës”

  1. may says:

    sa mire ! deputete te PD-se me penalizim, te mos i shohim me ne foltoren e parlamentit shqiptar ! kjo po eshte fitore per popullin !

  2. Ballabani brenda cadres says:

    Me Dhallen prokuror te pergjithshem,nuk ka per te patur ndjekje penale dhe ndeshkim,per asnje kundravajtes,shkeles te ligjes,sepse ai eshte vete shkelesi i madh i ligjit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje