Protesta, policia do të kallëzojë penalisht mbështetësit e PD që bllokuan rrugën

24 Prill 2017, 16:16Kronika TEMA

Policia e Shtetit pritet të referojë procedim në prokurori pas zhvillimit të protestës se PD-së e cila këtë të hënë bllokoi për një orë te gjitha akset rrugore kryesore kombëtare.

Express mëson se policia po punon për te referuar materialet procedurale ne prokurorinë e Tiranës, pasi siç u theksua dhe zyrtarisht gjate ditës se djeshme, Policia e Shtetit nuk dha leje për bllokimin e rrugëve duke arsyetuar se nuk ka asnjë argument ligjor për vendimin e PD-së.

Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato, në një dalje për mediat ditën e djeshme paralajmëroi se do të merren të gjitha masat ligjore për ata që do të bllokojnë asket rrugore në protestën që opozita kishte planifikuar për ditën e sotme.

Pasi njoftoi se Policia e Shtetit nuk kishte dhënë leje për këtë llojë proteste, Qato duke iu referuar ligjit “Për Tubimet”, paralajmëroi se do regjistrohej kallëzim penal ndaj çdo personi që vihet në dispozicion të një manifestimi të tillë dhe bashkë me provat përkatëse do t’i paraqiten organit të Prokurorisë.

2 komente në “Protesta, policia do të kallëzojë penalisht mbështetësit e PD që bllokuan rrugën”

  1. Zbatoni ligjet dhe pIKE NUK KA VEND PER TE TILLA VEPRIME JASHTE LIGJEVE.TE MARIN LEJE DHE TE DEMOSTROJNE SA TE DUAN. NDALONI KONKRETISHT KONFORM LIGJEVE.
    MJAFT ME, LIVADHISEN cAKEJTE.
    DHIMBIA E MADHE popull.

  2. taho says:

    O qener te majte nuk ka ligj per protestat kir ato Kane paqesore
    por ju si gjithmone hani mut, me te cilin ushqeheni çdo dite nga groga e qeverise se mutit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje