Situata për Lulzim Bashën sa vjen dhe bëhet më e pashpresë.
Pas refuzimit të ofertës së djeshme, e cila dukej e parefuzueshme, duke qenë se PD-së i ofroheshin shumë favore, Lulzim Basha rrezikon të humbasë edhe aleatët e vet.
Dy të tillë të paktën, kanë lënë të nënkuptohet se janë të pakënaqur me Bashën dhe me atë që ka ndodhur.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë së mërkurës.
“Unë si Dashamir Shehi them se duhet ta votojmë vettingun.
Në mënyrë që t’ia heqim nga dora kryeministrit këtë armë, sepse ngeli vettingu, vettingu.
Edhe për një rrugë që është me gropa e ka fajin vettingu.
Çadra është një projeksion parazgjedhor dhe shumë shpejt do të mbyllet”, tha ai.
Lulzim Basha në fakt, nuk i ka pyetur aleatët e vet për vendimet që ka marrë dhe sidomos ditën e martë, nuk është konsultuar me ta për negociatat që ka zhvilluar me ndërkombëtarët.
I vetmi me të cilin është konsultuar Basha, është Sali Berisha.
Pakënaqësinë ndaj Bashës e ka shprehur edhe kreu i Partisë Agrare, Agron Duka.
Ai ka thënë se është i pakënaqur me atë që ndodhi gjatë mbrëmjes së martë:
“Sot do të takohemi me zotin Basha dhe do të diskutojmë mbi zhvillimet e djeshme. Propozimet e ndërkombetarëve ishin deri diku lehtësuese për opozitën, por qeveria teknike që ishte kërkesa, e cila na bashkoi në protestë, nuk u hodh në tryezë.
Të negociosh do të thotë se të dya palët duhet të cedojnë diçka. Marrëdhëniet tona me ndërkombëtarët nuk janë të cënuar pasi ata erdhën për të dhënë një kontribut dhe jo ultimatume. Sikurse mund të pritej, krizën tani duhet ta zgjidhim ne. Duhet të tregojmë pjekurinë politike. Tani duhet të dominojë arsyeja, pasi nëse nuk gjejmë një zgjidhje nuk dimë se ku mund te shkojnë ngjarjet”, është shprehur ai.
Të vetmit që nuk kanë folur deri më tani dhe që i mbeten besnikë Bashës, janë Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka.
Por, nuk është çudi që ta braktisin edhe ata, nëse Basha vazhdon me këtë rrugë radikale.
Jo jo vazhdoni!! Qeverri teknike do ta shihni duke bere banjo dielli duke u zhvilluar zgjedhjet pa ju.. Vetem mazhoranca te leshoj, ju ferkoni duart ne tavoline se ngritet nje cader duke marre peng Vettingun..
O budallenj aleate.. Bejuni bashke dhe dilni ne zgjedhje si opozita e vetme e vendit. Nuk do fitoni zgjedhjet po nja 30 deputete do i keni.. dhe nderkohe ne vitet w ardhshme konsolidihuni dhe mblidhuni nen nje çati me nje flamur dhe nje emer. Ju o loqe keni gjithe kete shanc perpara por vazhdoni ti beni hesapet si bjeri ti bim. Basha po e ngordh PD dhe mbi rrenojat e saje mund te organizoheni ju o qyqare!!
CDo te thote cedojne mo se ne ketej nga shqiperia nuk i njohim neologjozmat e ketyre tutkuneve
Agron edhe pse te kam paragjukuar ne kete rast ke te drejte, duhet patjeter t’i therrasesh arsyes.
Nqs kane pak tru ne koke nuk duhet ti shkojne Bashes mbas turres , sepse arsyet e Bashes dhe Berishes jane vetem ti shpetojne wetingut . Kjo ben muuuuuuuuu. Kushtet ishin shume lehtesuese nga eurodeputetet ,por Berisha e ka vendosur JO . Basha nuk pranon as propozimin e Blushit . Ketu Basha doli zbuluar ,qe oroblemi nuk eshte Rama ,por jane vete ata , sepse nuk duante te shkojne ne parlament si cjapi tek kasapi .
DUART LARG NGA BASHA , DUHET LENE I VETEM ME BERISHZIUN .
shif si rrine mbrapa zoraxhinjt
Per Duken ndjej keqardhje qe ndodhet ne ate lukuni qe dikur e quanin duka i krimit por ne nje far menyre edhe per dashin te tjeret ne te semes ju qofte keto ndoshta mund ta rishikojne pozicionin sa seshte vone.