Lulëzim Basha ka folur dje me ‘sigurinë’ e një kryeministri dhe tejet i vetëkënaqur, para medias, paçka se orët e gjata të negocimeve e kanë treguar se ai i kish vendosur një bllokadë arsyes, duke u ngulur në qëndrimin e tij pa ekuivokë për krijimin e një qeverie teknike. Trishtimi i madh, kur e ndiqje të vinte nga mendimi se çfarë mund të sjellë një përfaqësues i tillë i asaj që pretendohet si lidërshipi i të nesërmes! E më keq akoma, që Opozita e sotme shqiptare identifikohet vetëm me të.
E vetmja gjë e cila ka mbetur deri në orët e vona ishte një fjalëz e Bashës sa i përket vazhdimit të bisedimeve, që gjithsesi linte idenë e gjetjes së një rruge të ndërmjetme. Në fakt, që lexohet se pritej ajo që do të vendoste lideri i vërtetë i PD-së, z.Sali Berisha, atij ku shkoi të raportonte fill pas bisedimeve. Bashës iu dha e gjithë mundësia që të shpaloste staturën e vet, por edhe të kremtonte atë aksion 67 ditësh, si sukses personal para zërave skeptikë qoftë edhe prej PD-së. Por ai e shmangu, duke e vendosur veten në një udhëkryq, ku më shumë se kokëfortë do të gjykohet si një i kapur nga interesi i liderit të tij të vërtetë. Për të ardhur keq, se në këtë takim nuk ishin anëtarët e tjerë të partive opozitare, që mund të ofronin një alternativë më të mençur, por edhe më të besueshme për kauzën.
Sido që do të jetë zgjidhja e këtij ngërçi politik, keqardhja më e madhe është antagonizmi i frikshëm politik në Shqipëri. Paçka se kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjithë pikat e të ashtuquajturës “non paper” paraqitur nga eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein për daljen nga kriza, ku theksohen standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, Opozita me gojën e Bashës i është përgjigjur me fjalinë shtampë të kërkesës për qeverinë teknike.
Në një faqe e gjysmë format, në atë që ka hartuar me shumë kujdes misioni i OSBE-së, ambasada e SHBA-së dhe BE-së dhe është rakorduar nga dy deputetët, është rekomanduar që kreu i KQZ-së, institucioni që menaxhon zgjedhjet t’i jepet opozitës; shpallja e shitblerjes së votës si objekt që duhet të ketë sanksione nga Kodi Zgjedhor të quhet edhe vepër e Kodit Penal; aksesi në polici etj. Një mal kushtesh, pranuar nga Rama, që mund t’ia lehtësonin daljen nga Çadra me nderin e fitores së çështjes, shefit të opozitës.
Por, duket se Lulëzim Basha nuk vendos vetë sepse me bllokadën e arsyes që ka bërë ka treguar jo thjesht mungesën e një stature politike të nevojshme që i duhet vendit, por edhe ka ofruar parashikimin e një lideri që nuk ofron fleksibilitet, besueshmëri dhe që apriori të sjell trishtim për të ardhmen e vendit. Tashti lufta më e madhe e Bashës do jetë lufta për të justifikuar veten e tij. (Javanews)
pas gjithe ketyre leshimeve, qe nuk jane pak, kjo i jep fund bashes dhe cadres se tij te vazhdojne te qendrojne aty, askush nuk ipranon me si njerez me arsye, dallkauk, kokebosh, Basha me vendimin qe ka marr KURRE nuk mund te jete personi qe mund te pretendoj neser per kryeminister, aq sa mund te behet Flamur Noka president !!!
Kokën ka për të ngrënë. Vetëm sa zgjat kohën
Prej me shume se 2 muajsh Lulezimi, si kryetar i PD-se, ka dhene “ultimatumin” per qeveri teknike, ndryshe nuk lejon PD-ne te marre pjese ne votime.
Para disa ditesh, DASH nepermjet nje zyrtari te vet, duke shprehur qendrimin zyrtar te qeverise amerikane, ngulmoi qe te shkojne ne votime te gjithe pa perjashtim, pa vene asnje kusht.
Lulezimi pas kesaj deklarate u shpreh: “Qendrimi amerikan perputhet plotesisht me platformen e PD-se”!!!
Edhe Shvejku ( ushtari i mire ) do ta kishte zili kete “logjike” te Lulezimit.