DEKLARATA/ Bashkimi Europian zbardh negociatat e McAllister me Ramën e Bashën: Mazhoranca pranoi propozimet tona, PD refuzoi

25 Prill 2017, 21:44Politika TEMA

Bashkimi Europian ka lëshuar një deklaratë, pas takimeve të zhvilluara nga McAllister dhe Fleskenstein në Tiranë.

Në deklaratë thuhet se mazhoranca ka pranuar kërkesat e BE-së, ndryshe nga Partia Demokratike.

“Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe paportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein, u takuan me shumicën dhe opozitën, dhe patën një diskutim të mirë.

Të dy deputetët paraqitën propozime për rrugën përpara, që përfshinte disa pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik.

Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem.

Shumica ishte dakord më marrëveshjen dhe pikat e parashikuara për sa kohë që Vetting-u do të votohej në parlament.

Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratë.

6 komente në “DEKLARATA/ Bashkimi Europian zbardh negociatat e McAllister me Ramën e Bashën: Mazhoranca pranoi propozimet tona, PD refuzoi”

  1. andromeda says:

    Të nderuar zotërinj të politikës euro-atlantike. U deshën njëzet e ca vjet të kuptonit që dominimi në politikën shqiptare i monstrës Berisha ishte rrënimi i gjithanëshëm i vendit. Mallkuar qoftë ky lugat i pangopur me gjak shqiptari që sundoi si patriark mizor edhe falë mbështetjes suaj.

  2. Shpresa says:

    Luleee

    Po tkap ankthi? Ske oksigjen? Degjo…. mruj salën se e kap paniku tani pasi se perballon dot racionalitetin gjerman ai….:)))))))))

    Shkundni trastat cfare keni grabit dhe nburg ju rob pa pike vlere.

    The future is bright!

  3. Alban says:

    O bash, o rrot karroce!
    Po e fundos PD! Ne futboll kush nuk paraqitet ne ndeshje merr humbjen ne tavoline, pavaresisht se ku zhvillohet ndeshja, ne fushen tate apo ate kundershtare!

    Sheshi i mejdanit jane zgjedhjet, cadra eshte per me u fsheh! Ne je burr dhe i del zot PD, dil ne zgjedhje ose perndryshe therrit konferencen e jashtezzakonshme te PD dhe jep doreheqjen qe ti hapesh vendin nje kryetari te ri!

    Askush nuk ka te drejte te shkruaje nje histori turpi per Partine e enderrave studentore te Arben Brozit me shoke!

  4. emigranti says:

    po kriminelat dhe hajduterit e pd -kompani nuk pranojne sepse e dine se ku do perfundojne dhe qendrojne ne cader me sebepin e zgjedhjeve te lira.

  5. qamo says:

    Deklaratë “makiaveliste”… Nuk kuptova asgjë, ose … kuptova shumë…(???!!!)

  6. Juristi says:

    Justifikimet e pd per te mos votuar vetingun per ti hapur rruge reformes ne drejtesi.dhe perte kerkuar dedtabilizim duke mos marre pjese ne zgjedhje se eshte fundi i lulit eshte i sigurte nga te gjitha sondazhet per humbje te thelle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje