NEGOCIATAT/ Rama bën të gjitha lëshimet e mundshme, por Basha refuzon sërish të ulet në tryezë

25 Prill 2017, 20:17Politika TEMA

Negociatat mes përfaqësuesve të lartë McAllister dhe Fleckenstein dhe drejtuesve të politikës shqiptare, kanë përfunduar shumë më shpejt se sa ishte parashikuar.

Dhe me sa duket, pa rezultat.

Raportohet se kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjitha kushtet e mundshme të vëna nga ana e opozitës, duke nisur që nga ndryshimet në polici, mospërfshirja e tyre në zgjedhje, shtimin e vëzhguesve në zgjedhje, forcimin e masave ndëshkuese për shit-blerjen e votave etj.

Madje ka qenë gati që të bëjë lëshime edhe për ndryshimin e KQZ, shtyrjen e zgjedhjeve dhe disa ndryshime në qeveri.

E vetmja pikë që Rama nuk ka pranuar dhe që është e panegociueshme, është largimi i tij dhe krijimi i qeverisë teknike.

Por, pavarësisht gjithë këtyre lëvizjeve dhe lëshimeve, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk janë tërhequr.

Ata këmbëngulin për qeveri teknike, ndryshe nuk dalin nga çadra.

Ndaj dhe negociatat duket se kanë dështuar dhe takimet e dy zyrtarëve të lartë të BE-së me Ramën, Bashën e Metën kanë përfunduar më shpejt se sa ishte parashikuar.

Nuk dihet nëse negociatat do të vazhdojnë edhe në orët në vijim, por McAllister iu tha gazetarëve “natën e mirë”, që nënkupton se për sot është mbyllur gjithçka.

Për momentin mbetet e paqartë nëse do të ketë edhe takime të tjera ditën e nesërme, apo misioni i tyre mbyllet këtu.

14 komente në “NEGOCIATAT/ Rama bën të gjitha lëshimet e mundshme, por Basha refuzon sërish të ulet në tryezë”

  1. Sefer Loku says:

    Premisat jane per perplasje fizike. Basha i ka thene trurit ik pirdhu dhe ndoshta kjo eshte me e mira e mundeshme. Le te ndahet shapi nga sheqeri.

    1. Udb says:

      Bashen e komandon saligrad serbi. Ka qellime te tjera ta shkaterroje armikun e tij te betuar, popullin shqiptar

  2. Populli says:

    Edi Rama mos u terhiq e mos e ler Shqiperine ne duart e partise klik qe ka lyer dusrt me gjakun e shqipetareve te pafajshem.

  3. Tiranare says:

    Mos u lodhni kot. Ka vetem dy mundesi per zgjidhjen e krizes. E para anullimi i reformes ne drejtesi. E dyta zbatimi me perpikmeri i kushtetutes. Kush deshiron mer pjes ne zgjedhje. Opozita dhe maxhorance e re perfundojne reformen ne drejtesi e pastaj do te zgjidhet edhe kriza. Popull e ke vet ne dore. Ose te paren dhe vuaj ose te dyten dhe jeto normal si gjithe perendimi.

  4. ALBAN DEGA says:

    MOS HUMBNI KOHE ME KETE KOPIL TE VLADIMIR PUTINIT DHE SAPLEH KARAXHICIT !

    Familjet e viktimave te 21 Janarit 2011 ti denoncojne te dy ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage!
    Behet fjale per krime kunder njerezimit…
    Gjykata e Strasburgut nuk ka jurisdiksion gjykimi per kete kategori krimesh te renda.
    Provat me ze e figure nga dhjetra kamera dhe rregjistrime e fshira me urdher te Sali Berishes te serverit te Kryeministrise jane deshmi te gjalla, flagrance te ketyre banditeve !
    Gjermania, SHBA dhe Kina kane teknologjine per ringjalljen e tyre !

    1. Na bashkoj kenga popullore says:

      I madh

  5. Milan says:

    Shkoni prepara z.Rama

  6. kombi says:

    Qeveria teknike ,eshte vetem nje kerkese qe Berisha e ka te qarte qe eshte e paralizueshme ,por qellimi eshte qe mis te futen ne parlament dhe be zgjedhje , mendojne se duke u larguar shpetojne wetingut . Mos u merrni me keto ndyrsira . Nuk jane te pa zevendesueshem , kemi shume oarti qe do te zene vendin e saj . Shqiperia do te lumturohet me zhdukjen e antishqipetareve .

  7. Grand says:

    Edhe qeverine t’i japesh bashes me kusht vetingun, nul pranon, or Mec i Gjermanise.
    VETINGU DHE RUSIA JANE ARESYET.
    4 ore me amb. Rus para nje muaje ne takim 10 minuta me Mec e gjermanise. Shqiperi fatkeqe!

  8. Populli shqiptar says:

    JO ME LESHIME KRIMINELEVE e HAJDUTEVE te bulevardit !- POPULLI

  9. Na bashkoj kenga popullore says:

    Vertet ne qofte se arrihet te behet DREJTESI ne token Shqiptare ,Edvin Kristaq Rama do jet autori numer nje per ndryshimin e historis 300 vjeçare te kombit Shqiptar

  10. lapangjozet says:

    Eshte skenar kaq i bukur i ketyre pedeve sa edhe nje femije i kupton, po Rama nuk u kerkoi qeveri teknike kur hodhet nje gerdec ne ere, kur vrate njerez ne bulevard, kur e cuat kete popull ne derenxhene e fundit, etj, etj, po u ngrihet juve ne prag te zgjedhjeve dhe kerkoni qiqra ne hell, po te pakten ju doli boja, ju jeni egersuar sepse po shikoni ne rrjetet sociale dhe kudo qe njerezit ju kane dale kunder dhe po hakmerreni keshtu, po Rama nuk duhet te bjeri ne presionin tuaj, ne dac hyni ne dac shkoni ne djall,Jeni bere te peshtire dhe te poshteruar. Mjere ju. Keni mallkimin e ketij populli.

  11. Gjobeku says:

    Edi Rama ka rastin te mbetet ne Histori , prandaj vazhdo se je ne rruge te drejte ….

  12. Pirro says:

    Po nuk u beri Z Edi Rama ket her nuk ka per te mare ruge SHqiperia,SHpresojm te votohet Vetingu qe asht per te gjith SHqipetaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje