“Mos na e zini dhe ju rrugën, boll kemi ata që na e kanë zënë”, kjo ishte batuta që shkëmbeu kryeministri Edi Rama me gazetarët teksa këta të fundit insistonin t’i shkëputnin një prononcim lidhur me takimin me dy negociatorët e ardhur nga BE.
Interesimi i gazetarëve, siç ndodh zakonisht në ngjarje të këtyre përmasave ishte i madh por Rama zgjodhi të “ngacmojë” të djathtët me këtë batutë.