Për ekspertët e sigurisë, kriza politike që ka përfshsirë vendin mund të nxisë situata të caktuara destabiliteti, përfirë edhe sulme terroriste, ndaj sipas tyre nuk duhet neglizhuar asnjë informacion nga partnerët e huaj.
“Shqipëria destabilizohet shpejt sepse nuk kemi struktura shtetërore të konsoliduara dhe nuk kemi politikanë të qetë që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të lëshojnë nga vetja”, thotë per Top Chanel, Ylli Zylla, ish-drejtor i SHIU-t.
“Destabilizim kemi parë në vende të ndryshme në forma nga më të ndryshmet, ndaj kjo nuk përjashtohet”, thotë Arjan Dyrmishi, studiues i sigurisë.
Por kush mund të jenë të interesuar për destabilitet në vend?
“Në radhë të parë shtetet rreth nesh, që nuk janë vende të NATO-s dhe as të BE-së që të jenë të interesuara që Shqipëria të ketë stabilitet. Pastaj është influenca ruse që është shtuar në biznes dhe administratë”, thotë Zylla.
“Për analogji, një vend i interesuar direkt për destabilitet në Shqipëri mund të jetë Maqedonia, për interes vetjak, pasi mund të mendojë se do të bjerë rreziku që ata ndjejnë prej nesh. E njëjta gjë është me Serbinë”, nënvizon Dyrmishi.
Sipas Dyrmishit, krimi i organizuar mund të përfitojë edhe nga zhvendosja e policisë në protesta apo trazira që mund të shkaktohen në vend.
“Nëse policia përqendrohet në menaxhimin e protestave apo rrëmujave, sigurisht që kjo do të jetë lehtësi për trafikantët, pasi do kenë mundësi që në një kohë të shkurtër të transportojnë sasitë e narkotikëve në vende të sigurta dhe kjo do të ketë pasoja për më vonë”, thotë Dyrmishi.
Ky ylli mos eshte ai drejtori i SHIU-t qe pergjonte ambasadoret dhe Opoziten para 2013 ?
Ka pak eksperte te pavarur, te pa implikuar politikisht?
meqe policia do angazhohet me protestat, po deri tani cfare po bente policia qe trafikantet ishin te “angazhuar” me hashash?
kur behet fjale per terrorizem e keni llafin per ata laviret qe jane vajzat grate motrat e nenat tuaja o bythqira….po te kishte burra qe bejne terror ju as varre sdo kishit o bythqira sepse si meritoni terrorista jeni ju me ne krye si gjithmon vemjet amerikane me kurvat e pederat e tyre…u shofte fara juaj e flliqte …