Opozita vendos për protestat dhe refuzon Metën: S'do lejojmë zgjedhjet në Kavajë. S'pranojmë tryeza fasadë

26 Prill 2017, 20:30Politika TEMA

Koalicioni Opozitar ka vendosur dje përshkallëzimin e aksionit politik të opozitës.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, opozita thekson se gjatë mbledhjes së zhvilluar në selinë e PD, “u konfirmua vendosmëria për të mos lejuar votim fasadë të diktuar nga krimi dhe droga, duke nisur nga Kavaja”.

Gjithashtu, Opozita e cilëson tryezën e Metës si fasadë me qëllim manipulimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor.  “Në funksion të këtij vendimi, të gjitha partitë politike anëtare të Koalicionit Opozitar, rikonfirmuan angazhimin masiv politik dhe popullor për mosbindje civile.

Në kuadër të organizimit të mosbindjes civile dhe moslejimit të një procesi fasade elektoral, u miratua ngritja e shtabit koordinues të opozitës së bashkuar për bashkërendimin e aksionit popullor.

Po ashtu, Koalicioni i bashkuar Opozitar, dënoi dhe hodhi poshtë përpjekjet për tryeza fasadë me qëllim manipulimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor dhe klonimin e koalicioneve dhe opozitave fasadë në shërbim të narkoqeverisjes.

E vetmja zgjidhje për krizën politike në vend është krijimi pa vonesë i qeverisë teknike dhe dhënia e mandatit për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Koalicioni opozitar shpreh mirënjohjen për qëndresën e qindra-mijë qytetarëve në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës themelore të votës së lirë dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë për bashkimin më të madh popullor kundër krimit dhe drogës në pushtet.

Fitorja i takon popullit të bashkuar për një Republikë të Re të Demokracisë, Lirisë dhe Drejtësisë së vërtetë”, thuhet në deklaratën e koalicionit opozitar.​

10 komente në “Opozita vendos për protestat dhe refuzon Metën: S’do lejojmë zgjedhjet në Kavajë. S’pranojmë tryeza fasadë”

  1. niki says:

    PERSE NUK çOHEMI NE, POPULLI TJETER , TI TRGOJME ZOTERINJEVE SE SA VLEJNE PARA SHUMICES SE POPULLIT.

  2. Populli says:

    Do hani m……të ngopeni jini thjesht një pakicë e inkriminuar dhe ju pret gjyqi popullor.

  3. i papami says:

    te ngrihemi te gjithe kunder ketij rrotes . ta shofi ai popullin

  4. Valter says:

    Reklamoni per turizmin se po vjen behari
    dhe hiqini keto fytyra nga gazetat e tv,
    se na i shpifet.

  5. asd says:

    Do te fillojne te keputin lule ? Shume mire. Do te jete edhe fundi i tyre.

  6. Apo jo? says:

    Qente le te lehin, karvani te vazhdoje perpara!

    Rrofte Shqiperia!

    Poshte Fashizmi!

  7. BERISHA LARGOHU says:

    Po te jete populli idiot mund te krijoni republike te re ose te bananes, ju nuk keni popull dhe flisni ne emer te popullit, lum idiotat qe ju mbeshtesin ?

  8. Timi says:

    Tash e ka radhën vetëm forca e ligjit. Nuk kupton me fjalë mbetet opsioni i detyrimit me forcë. Çdo tubim i PD-së të ndalohet dhe të ndëshkohet. Rama të tregojë që ka bythë për shtet ligjor. Mjaft më.

  9. DALLTON says:

    Keta “QENTE”e sali -Pordhes jane terbuar se nuk e justifikojne dot pasurine e vjedhur dhe jane hedhur kunder verdiktit ,por s’i pjertdh me njeri.

  10. pedro i ri says:

    le ta provojne te prishin zgjedhjet . Do shpejtojne fundin e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje