Në marsin e vitit 1997, mes plumbave kur shteti kishte rënë përfundimisht, Sali Berisha ka mbledhur parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 26 majit, te dhunuara e të panjohura nga ndërkombëtarët, dhe zgjidhet për një mandat të dytë President i Shqipërisë.
Berisha nuk arriti dot të gjente një zgjidhje politike dhe u detyrua të bënte një zgjidhje formale kushtetuese, duke u bërë vetë President, me argumentin e eliminimit të vakuumit institucional në vend në këtë situatë të vështirë.
Në seancë votuan 118 deputetë, ndërkohë që për zgjedhjen e Berishës votuan 113, ndërsa 4 abstenuan dhe 1 deputet votoi kundër.
Votoi kundër i vetmi deputet socialist, Sali Rexhepi, i cili nuk kishte pranuar që të tërhiqej nga zgjedhjet, dhe mbahej si “hajmali” në Kuvend.
Pasi ishte anëtar në të gjitha komisionet e përhershme parlamentare të Kuvendit, në 19 komisione të tilla. Përfaqësues i gjithë opozitës.
Votimit i mungonte serioziteti për zgjedhjen e kreut të shtetit, por dhe prania e ambasadorëve të huaj, të cilët ishin pozicionuar kundër tij.
Të gjithë partnerët ndërkombëtarë ishin kundër Berishës atëherë në pushtet, nw njw pushtet të vjedhur me polici dhe me SHIK-un e Gazideses.
Ndërkohë që dhe sot, tashmë PD në opozitë dhe e udhëhequr nga Basha e Berisha, sërish janë ndërkombëtarët kundër te djathtes ne opozite, për shkak të bojkotit të parlamentit dhe të zgjedhjeve të 18 qershorit.
Për të përcjellë në mënyrë më të saktë situatën e zgjedhjes së Berishës president për herë të dytë më 3 mars 1997 por japim videon e asaj dite.
Videon e vetëpërjashtimit të PD dhe opozitës 20 vite më vonë, e japin mediat çdo ditë./TemA
Cdo tolerim ndaj kelyshit serbo-rus sjell dhune dhe terror ndaj shqiptareve. Te gjithe se bashku te perballemi me shpellarine dhe ti themi stop ne emer te qytetarise dhe te ardhmes se kombit.