Prokurori kërkesë Europol-it për 4 deputetë: Verifiko shenjat e gishtave. EMRAT

28 Prill 2017, 14:58Politika TEMA

Prokuroria, në zbatim të dekriminalizimit, i ka dërguar Europolit shenjat e gishtave të katër deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për verifikim.

Bëhet fjalë për deputetin socialist Artan Gaçi, deputetët e PDIU Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, si dhe deputetin e pavarur Mhill Fufi.

Pas verifikimit të shenjave të gishtave, priten nga Europoli dhe Interpoli përgjigjet për këta 4 deputetë. Procesi më pas do të vijojë me verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit.

Ndërkohë më herët Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin socialist Vladimir Kosta.

Kreu i akuzës ka dorëzuar  kërkesën për heqjen e mandatit  të deputetit të maxhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mësohet se shkak për këtë është bërë mosdeklarimi nga ana e vetë deputetit të një dënimi për armë pa leje.

3 komente në “Prokurori kërkesë Europol-it për 4 deputetë: Verifiko shenjat e gishtave. EMRAT”

  1. Fuat says:

    o mjeshter ka qe ne shkurt ky lajmi. vajten i dhane shenjat ne prokurori

  2. Maloku says:

    O lolo Llalla leri filmat per deputetet me demek se po ben pune ,merru me deklarimet anti shet e anti shqipetare te bashibozukut Basha Berisha.

  3. Petrit Shkembi says:

    Ja pse llalla eshte vetem nje dhalle e Salehut e asgje me shume!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje