Veliaj i ftuar nderi nga Universiteti “Grand Valley” në SHBA

29 Prill 2017, 16:33Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë dy ditore, si i ftuar nderi nga “Grand Valley State University”, ku edhe ka përfunduar studimet, për të mbajtur një fjalim përpara 3 mijë studentëve në ditën e tyre të diplomimit.

Gjatë kësaj vizite, Veliaj zhvilloi një takim me homologen e tij, kryebashkiaken e qytetit të Grand Rapids, Rosalynn Bliss, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve dhe për shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme, veçanërisht sa i përket zbatimit të “Axhendës së Gjelbër”.

Kryebashkiaku i Tiranës e njohu homologen e tij, znj. Bliss, me nismën e Bashkisë së Tiranës për projektin strategjik të Pyllit Orbital, që parashikon mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja rreth qytetit, deri në vitin 2030, duke krijuar një kurorë të gjelbër. Po ashtu, Veliaj foli edhe për vëmendjen e veçantë që i është kushtuar përmirësimit të transportit publik, si dhe ndërtimit të korsive të dedikuara për biçikletat. Ai tha se Bashkia ka hartuar tashmë edhe një masterplan të korsive të biçikletave për gjithë Tiranën, ku çdo investim i ri në infrastrukturë do të përmbajë edhe korsinë për biçikletat.

Dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e gjetjes së mundësive të reja të bashkëpunimit sa i përket shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme, një çështje e cila po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në të gjithë botën.

Në fund, Veliaj i dha kryetares së Bashkisë së Grand Rapids, Rosalynn Bliss, Kullën e Sahatit të Tiranës, si një vlerësim për mikpritjen që u është bërë ndër vite komunitetit të shqiptarëve që jetojnë atje.

7 komente në “Veliaj i ftuar nderi nga Universiteti “Grand Valley” në SHBA”

  1. Andi Kananaj says:

    Perallat me mbret te ketij Gjinos se fiqve, qe tregon cdo dite te heqin stresin gjate nje jave. Lum si Tirana per kete aguridhe qe ka per krybashkiak>

  2. Marina says:

    Ja pergjigjia me e mire per pacavuren tende te hidhur e Cmirezeze, nga universiteti ku u diplomua prej vertete ne 2002 Erion Veliaj. Dhe ka te beje ketu shitja e fiqve? A nuk eshte puna ajo qe na nderon te gjitheve?????? Lakuriq I nates je me sy te semure qe ste lene te shohesh!

    Honorary Degree – Veliaj
    On motion by Trustee Kramer and second by Trustee Cardenas, the following resolution was adopted unanimously:
    RESOLVED, that the Board of Trustees approves the granting of an Honorary Doctor of Public Service degree to Erion Veliaj, to be awarded at the Commencement Ceremony on April 29, 2017, where he will be the afternoon Commencement speaker. Mr. Veliaj has served as Mayor of the city of Tirana, a municipality of over 800,000 people and the capital of Albania, since 2015. He is an alumnus of Grand Valley State University and has served in Albania’s Parliament and has held the Cabinet position of Secretary for Youth and Emigration. Veliaj is nominated for his career of public service which is highlighted by effective and citizen-center leadership.

  3. Paqesori says:

    Ore, Z.Zylyftar…po cte folur qe ke bere ore zoteri…si me qene ato baxhellat qe shikojne fundin e filxhaneve te kafes! Dhe i thuaj vehtes burre !
    Dhe sikur te jete keshtu si thua zotrote, me qete , se nuk besoj te kete vjedhur fikun e shtepise tende Z.Erjon. Ti Eduart Halimi kujdesu te arsimosh femijet e tu dhe mos qaj hallin e kaloresit , shiko se mos te zen kembet e tua kallo !

    1. Zylyftar Eduart Halim Braho says:

      Ne fakt kallo me ka zene hambruku duke u ferkuar prej kohesh mes shaleve te sat’eme…e kuptove or qelbanik qe kerkon te mbrosh nje mashtrues me dipllome te fallsifikuar ?
      Ai miku yt shites fiqesh duhet te perballet me drejtesine per fallsifikim te dokumentave zyrtare dhe me ofendimin e moralit publik te te gjithe shqiptareve qe dipllomet i kane marre duke derdhur shtate pale djerse (jo ate mes shaleve te sat’eme !).

  4. Flamur says:

    Keshtu njerez i duhen sot Shqiperis. Te lumte per punen qe po ben ne Tirane.

  5. Une says:

    Saliu ka msy kafshet e egra te Vicidoiit per ticket ngren M… Erionit qe ben per nje dite me shume se Lulushja per 4 vjet.

  6. Zylyftar Eduart Halim Braho says:

    Pse nuk e publikon komentin o i biri i llafsheprerit te llucave te myzeqese ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje