Basha, mashtrime me negociatat. Rama: Ose takohemi sonte, ose nesër nis fushata zyrtare

2 Maj 2017, 19:08Politika TEMA
Basha, mashtrime me negociatat. Rama: Ose takohemi sonte, ose nesër nis

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi për zvarritje të bisedimeve me opozitën, nëse ato nuk ndodhin sot.

Pas përfundimit të një takimi me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Elbasan, burime afër kryeministrit i thanë gazetës TemA, se ai është gati të takohet me presidentin Nishani dhe Lulzim Bashën sonte dhe të bisedojnë për zgjidhjen e krizës.

Përpjekja për t’i shtyrë takimet për nesër dhe ditët në vazhdim, është thjeshtë një përpjekje për të shkatërruar procesin që nuk do lejohet, thonë burimet.

Lulzim Basha, i gjendur përballë presionit të jashtëm nga Brukseli dhe Uashingtoni, si dhe presionit të brendshëm, po tenton të gënjejë PD dhe njerëzit e interesuar për zgjedhje, sikur ai po përgatit një takim me Edi Ramën në ditët që vijnë.

E vërteta është që nuk ka asnjë kanal komunikimi serioz për këtë çështje dhe se kryeministri Edi Rama nuk pret përtej ditës së sotme të vazhdojë bisedime me opozitën, pasi nesër fillon zyrtarisht paraqitja  e kandidatëve.

8 komente në “Basha, mashtrime me negociatat. Rama: Ose takohemi sonte, ose nesër nis fushata zyrtare”

  1. Drejtesia says:

    Mos e lejo te te vendos kushte,nuk ka te drejte nje hajdut e vrases si L,Basha ti vendos kushte Kryeministrit te shqiptareve,

    1. Kryeministri i Mashtrimit says:

      Kush po pyet per Kryeminister.Kemi Novruzin sa per nje 100.

  2. Kujtimi says:

    Futja RAMA tashi e ka bere hak tja ngjeshesh
    Ati jashtokesori nuk i kiet bes eshte nje llapaqen

  3. Kavajoti says:

    Basha, Nishani & kryeskuthi Berishe, dicka po kurdisin.Rama qendro fort…ashtu si derime sot,mos u bej pre e kurtheve te tyre.

  4. Pali says:

    Zoti Rama ! Mos bej qofte edhe nje leshim,as ne kohe, as ne parime se duan dialog, vetem sonte deri 24:00.

  5. Po says:

    …. Mos te lejohet … kerkon kohe te bisedoje dhe vendosi Berisha …

  6. Skypioni says:

    Rama!!KUJDES,SE DO TA NGJESHIN!
    JANË TË PA BESË!!
    MOS U NXITO!! SKYPIONI!!??

  7. Faro says:

    E zvarrisin se kane qellime te mbrapshta.
    Rama ben sh mire qe thote o sot ose neser fillojme fushaten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje