“Paratë për lobim kundër Shqipërisë, nga llogaria bankare që pagoi dhe për Gruevskin”/ Deputeti shqiptar i Maqedonisë: Veprimet e Bashës, të sinkronizuara me Gruevskin

2 Maj 2017, 10:14Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Top Story.

Bushati, i cili nuk ka dhënë shumë detaje, deklaroi se në ditët e ardhshme do të publikohen fakte, që bëjnë të ditur se paratë për lobistë në SHBA kundër Shqipërisë, janë paguar nga e njëjta llogari bankare që u bë për të mbrojtur Nikolla Gruevskin.

Bushati nuk dha më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Ndërkaq, deputeti shqiptar në Maqedoni, Muhamed Zeqiri, i cili është zgjedhur nga LSDM e Zaevit, deklaroi se të gjitha qëndrimet e Lulzim Bashës kanë qenë thuajse të sinkronizuara me Nikolla Gruevskin.

Ndërsa Ditmir Bushati deklaroi se situata në Maqedoni fatmirësisht nuk ka kaluar ende në një krizë ndëretnike.

“Ne Kemi mbështetur këtë platformë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni si përpjekje për të zbatuar marrëveshjen e papërmbushur të Ohrit, për të hapur rrugën euro-Atlantike të Maqedonisë dhe së treti për të krijuar një klimë më të mirë me fqinjët e saj. Rrënjët e krizës janë të karakterit politik dhe demokratik. Nuk jemi ende në kushtet për të folur për një krizë ndëretnike dhe shpresojmë të mos shkojmë në këto nivele”, tha Bushati.

Bushati thotë se kriza shpërfaqi një Gruevsk dhe një Ivanov tërësisht me një gjuhë antishqiptare, që i konsideron shqiptarët si punëtorë sezonalë në trojet e tyre.

Kryediplomati shqiptar shtoi se platforma e partive shqiptare është përdorur si alibi nga VMRO dhe presidenti vendas, por shqetësimi ka qenë diku tjetër.

“Partitë shqiptare kanë patur bisedime me VMRO-në dhe me LSDM-në. Platforma shqiptare është pranuar fillimisht nga VMRO, por kushtet kryesore dhe mungesa e dakordësisë ka qenë në lidhje me pozicionin e prokurorit special dhe zgjatjen e mandatit të tij”, deklaroi Bushati.

Ministri i Jashtëm shtoi se nuk ka patur asnjë udhëzim nga partnerët ndërkombëtarë dhe as ndonjë preferencë e partive shqiptare për të formuar aleancë me LSDM-në. Sipas tij, edhe me këtë koalicion, realizimi i plotë i platformës shqiptare do të kërkojë mirëkuptimin e gjithë faktorit maqedonas.

“Një pjesë e mirë e çështjeve që trajtohen në platformë nuk mund të realizohen nëse nuk ka një mirëkuptim të faktorit maqedonas. Në një pjesë të rasteve kërkohen ndryshime kushtetuese, pra kërkon 2/3 e votave dhe mazhoanca e krijuar rishtazi nuk i ka këto mandate”, tha ai.

9 komente në ““Paratë për lobim kundër Shqipërisë, nga llogaria bankare që pagoi dhe për Gruevskin”/ Deputeti shqiptar i Maqedonisë: Veprimet e Bashës, të sinkronizuara me Gruevskin”

  1. fakti says:

    Arrestojeni klushin e Serbise se boll dem ka bere e po ben.

    Demtoj Kosoven me deshmit fallco per shtepin e verdhe.
    Demtoj Shqiperine me sabotimin e rruges se Kombit,me marrveshjen e detit me Greqin,me vrasjet e plagosjen e qytetarve me 21janar te 2011, e tani po kerkon te shkateroj gjithe Shqiperine !
    çfare pret shteti qe te veproje ?!

    1. Besim Qetesi Dashuri says:

      Shume dakort. Jo vetem si me siper por e beri Shqiperine Bathore, e beri Lazarat Shqiperine, dhe Novruzin President. Per plehrat edhe Berisha donte vecse ky i quan te pastra , gjithashtu ky amnistoi Meten e Gerdecin dhe dekoroi Visho Ajazin. Falenderoi edhe Adriatik Llallen. E kush po pyet per koncesionet apo rilindasit e rinj si Fadil Nasufi. Te na rroje PS.

    2. Niku says:

      Tani kur po behet gati te plase lufta ne Maqedoni, keta duan lufte civile ne Shqiperi qe ta dobesojne kalane nga brenda. Shqiptaret gjithmone vriten me njeri-tjetrin dhe gjysmen e punes e bejne vete. Pastaj vjen serbi dhe kref mire cfare mbetet. Jemi armiku me i lehte per tu mundur, lum si fqinjet tane se ne jemi rremuje.

  2. dash says:

    Nuk ishte e veshtire per tu kuptuar kjo gje per cdo shqiptar qe ka ndjekur politiken shqiptare te 27 vjeteve te fundit, problemi eshte a do ja dalin dot shqiptaret te mbyllin mbrapa hekurave keto funderina nj here e pergjithemone ….ne menyre ligjore ose alla “Avni Rustemjane” ….zoti qofte me shqiptaret per nje here te vetme ,se dukemi te abandonuar…

  3. Rrem says:

    Po dicka dihej, se nuk ka si shpjegohet, se sa kohe ishte saliu ne pushtet, kishte sinkronizim ngjarjesh , sapo ndodhte be shqiperi, plaste ne kosov e maqedoni, ndersa mali i zi nuk e ka perkrahur asnjeher saliut.
    Duket qart sali bolsheviku i shitur, ja kan zen diku koken KGB me UDB me sa duket

  4. shoku says:

    Kjo duket ashiqare, vetem ata qe nuk dijne sa bejne 1+1 nuk bejne dot lidhje qe ANTISHQIPTARET ME TE MEDHEJNE I KEMI NE CADER.
    Dhe ajo cader nuk eshte e lirise, por CADRA ANTISHQIPTARE.

  5. moderni says:

    Qe Saliu eshte i kapur nga serbet dihej, e pat thene edhe F Klosi qe e kishte pergjuar vet.
    Si duket e paska shit sumen edhe Luli si duket.

  6. kANINA E ISMAILIT says:

    U a kam them gjithmone more SHqiptare qe te ruheni nga Sali Serbi DHE Lulzim Bogradi!Keta shushunja serbe ushqehen vetem me gjak SHqiptaresh!!!

    1. xhelo says:

      Tani shume gjera jane te qarta ,ky nxorri edhe ligjin 7501 per te futur percarje tek shqiptaret, eshte momenti qe te qendrojme te bashkuar dhe te injorojme cdo njeri qe i perkrah keto plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje