FOTOT/ Pamje të rralla nga Tirana e vitit 1921

3 Maj 2017, 17:43Lifestyle TEMA
FOTOT/ Pamje të rralla nga Tirana e vitit 1921

Nga Ilir Ikonomi

Një gazetar zviceran që vizitoi Tiranën në vjeshtën e vitit 1921, u largua me përshtypjet më të mira nga ajo që pa dhe dëgjoi. Ai shkruan kështu në gazetën “Journal de Genève” të 14 nëntorit 1921:

“Në këtë kryeqytet politik u desh të improvizohej e gjithë administrata, sepse nuk mund të pritej për të ngritur ndërtesa të mëdha qeveritare. Me një ndjenjë demokratike vërtet për t’u lavdëruar, autoritetet i përdorën me nikoqirllëk mjetet tepër të pakta që kishte qyteti. Një shtëpi e vetme (sot Teatri i Kukullave) u bë selia e parlamentit dhe e shumicës së ministrive. Të tjerat u shpërndanë nëpër qytet.”

“Me një thjeshtësi që i ka lezet, tamam siç është zakon edhe në Zvicër, ministri të pret në një dhomë ku muret janë të lyera me gëlqere dhe ku shikon pak gjëra: një tryezë pune, disa karrige e ndonjë divan. Të nxjerr një cigare dhe biseda rrjedh lirshëm. Të krijon një ndjenjë besimi, së cilës ne ia dimë mjaft vlerën.”

“Krah për krah, me veshje të ngjashme, myslimanët dhe të krishterët mendojnë për të ardhmen e vendit me të njëjtin shpirt shqiptari. Çfarë qetësie në qytet! Çfarë dinjiteti nëpër rrugë dhe në dyqane! Nuk shikon asnjë të dehur, askënd që t’i merren këmbët nga pija. Asnjë e bërtitur, asnjë gjest i papërmbajtur. Sjellja fisnike që i bën përshtypje çdo vizitori në një vend mysliman, këtu është e pranishme kudo.

 

5 komente në “FOTOT/ Pamje të rralla nga Tirana e vitit 1921”

  1. Byq says:

    Very unique place to travel. ? Fantastic city, amazing people.
    Check this great video about Tirana https://youtu.be/TNZYLK3YjCU
    Love Albania. I have been there last year and I know I’ll be back someday soon.

  2. Arkitekt says:

    Eh, sa energji njerezore e kosto materiale i ka kushtuar mbare Kombit,
    shnderrimi njeherazi i ketij fshati ordiner;
    ne Qytet e Kryeqytet njekohesisht.

    1. Wendy B says:

      Nuk e besoj ta kene pasur te veshtire arkitekt. Tironcit jane mikprites e bujare. Jo me kot u zgjodh zemra e Shqiprise ?

  3. Capi dhia says:

    Mos keqinformoni rinine, sepse, vetem nje ose dy foto, per te mos ia prishur qejfin gazetes, jane te 1921, gjithe fotot e tjera lidhen me vitet 1928 deri 1935. Po te doni foto te 1921 ua dergoj une.

  4. klea says:

    Foto te vitit 1921 me ministrite e ndertuara nga italianet ne 1930 ??? Hahahaaaahaaa ooo haahaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje