Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shpallet qytetare nderi e komunës së Drenasit, në Republikën e Kosovës

3 Maj 2017, 22:15Rajoni TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shpallet qytetare nderi e komunës së Drenasit në Republikën e Kosovës. Vendimi u mor nga Kuvendi komunal i Drenasit me propozim të kryetarit të komunës Ramiz Lladrovci.

Titulli “qytetar nderi” znj. Kodheli iu dha në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për përkushtimin e saj për Drenasin, Drenicën dhe Republiken e Kosovës.

Vetë ministrja Kodheli duke vlerësuar këtë titull u shpreh: “Më shumë se e nderuar për vlerësimin e komunës së Drenasit, si qytetare nderi e asaj komune.

Falenderim e mirënjohje për kryetarin Ramiz Lladrovci dhe anëtarët e Kuvendit komunal, për vlerësimin ndaj kontributit tim. Unë thjesht kam bërë atë që çdo shqiptar do të bënte; detyrën ndaj Drenasit, Drenicës e Kosovës“.

1 komente në “Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shpallet qytetare nderi e komunës së Drenasit, në Republikën e Kosovës”

  1. murat kepa says:

    Pika që nuk ju bie o Drenasare,i dhate Mrikes Pjetrit nofken,KATUNARE pa ndere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje