Tërhiqet Nikolla Gruevski?

5 Maj 2017, 09:10Rajoni TEMA

Mediat maqedonase citojnë burime të larta partiake të pohojnë se VMRO-DPMNE do të shkojë në opozitë.

Sipas tyre, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, lideri i kësaj force politike, Nikolla Gruevski u ka dhënë anëtarëve të tjerë lajmin se do të shkohet në opozitë e i ka kërkuar atyre që mbajnë poste shtetërore të mos krijojnë probleme, por të lënë vulat e institucioneve.

Njoftimi nuk është konfirmuar zyrtarisht. Të njëjtat burime pretendojnë se në mesin e mundësivë të diskutuara ka qenë edhe lidershipi i partisë, por janë përgënjeshtruar zërat për një largim të Gruevskit nga drejtimi i saj.

Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i la dhjetë ditë kohë Presidentit të mandatojë kryeministrin para se këtë ta bëjë vetë Kuvendi.

1 komente në “Tërhiqet Nikolla Gruevski?”

  1. kombi says:

    Gruevski do te shkoj ne banken e te akuzuarve,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje