Të jesh i ri në Laç: Nëse mëson në shkollë të quajnë çun mami, nëse vishesh bukur dhe respekton gocat të quajnë gej...

6 Maj 2017, 19:30Sociale TEMA

“Atje isha shqiptari, këtu jam greku”.

Kështu e fillon rrëfimin e tij Brajani. E takuam në Laç.

Po priste të futej në mësim. 15- vjeçari ka lindur në Greqi dhe ka jetuar atje deri para 2 viteve. Kriza ekonomike që kaploi vendin fqinj, frika e humbjes së punës dhe dëshira për të kontibuar në vendin e lindjes e solli familjen e tij në atdhe. Me kursimet e vëna mënjanë, e ëma hapi një parukeri të vogël, ku punon vetë, ndërsa i ati filloi punë në një fabrikë ndërtimi.

Kthimi në atdhe nuk qe i lehtë, veçanërisht për Brajanin dhe 2 vëllezërit.

Të ishte për mua nuk do ishim kthyer, aq më tepër në Laç”- thotë ai.

Këtu në Laç, nëse mëson në shkollë të quajnë çun mami, nëse vishesh bukur, dhe respekton gocat të quajnë gej”- thotë Brajani me revoltë. Madje, edhe nga ata të cilët ai ka pritur mbështetje, e kanë lënë shpesh në baltë. Ai kujton se kur shkoi në fillim në shkollë mësuesja e goditi me shkop vetëm se bëri një shaka. “U habita! I thashë: O zysh ca bën? Ku jemi ne këtu? Po fjalën për ça e kemi ne? Rri urtë,s’ke fjalë me mua! – më tha. I hapa rrugë. S’kisha ça bëja– vazhdon Brajan.

Ai tregon për një vend me njerëz paragjykues. “Këtu njerëzit dëgjojnë vetëm për të kthyer përgjigje, jo për të kuptuar. Nuk lodhen fare të të njohin”- thotë ai. Ajo çfarë e prek atë më së shumti është mungesa e vullnetit për t’i bërë gjërat më mirë.

Në luftën e tij për të gjetur veten në vendin ku i kanë lindur prindërit dhe dëshirën për të mos e urryer atë, ai gjeti në fakt forcën për ta bërë atë më të mirë. Që prej një viti i është bashkuar grupit të të rinjve, Impact Club, të krijuar nga World Vision në qytetin e tij, në Laç.

“Vetëm këtu kam gjetur të rinj si vetja, që besojnë tek një kauzë, tek ajo e të qenit qytetarë i mirë. Ne e dëgjojmë njëri-tjetrin me respekt, ndajmë ide dhe marrim nisma– thotë Brajan. Ai veçon ditën kur bashkë me grupin morën pjesë në një takim të organizuar në kryeqytet, ku ishte i pranishëm ish Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zoti Blendi Klosi, asokohe mininisër.

Brajani e kishin përzgjedhur përfaqësues të grupit. “Fola rreth qeverisë sonë ideale, për një qeveri që kur harton ligje për fëmijët dhe të rinjtë i pyet vetë ata, i vë në qendër. Ai na dëgjoi dhe premtoi që kështu do të ishte në vazhdim. Shpresoj që të jetë e vërtetë”- rrëfen Brajan.

Sikurse ai thotë, në Laç, ka pasur mundësi që ndoshta në Athinë nuk do t’i kishte. Së fundmi është bërë edhe prezantues i Pallatit të Kulturës në qytetin e tij. Por, lufta e tij vazhdon. Ai nuk e sheh të ardhmen e tij në Laç, as në Shqipëri. “Kur u kthyem, i thoja babit çdo ditë të na kthente në Greqi. Ai nuk e bëri. Sot jam 15 vjeç dhe do ta gjej vetë rrugën time, të studioj në një shkollë të mirë dhe të gjej një punë të mire. Dua të iki jashtë Shqipërisë”- rrëfen i riu nga Laçi.

Do ta lëmë edhe Brajan-in të na ikë?! Po pastaj?!

Çfarë i shqetëson të rinjtë?

*Sipas studimit të Instat në vitin 2015, Shqipëria është vendi i dytë në Europë me popullsinë më të re, pas Kosovës. Sipas një ankete të kryer nga World Vision me 400 të rinj në vitin 2014, 5 problemet që i shqetësonin më shumë ata ishin:  papunësia (62%), mungesa e vendeve, qendrave dhe hapsirave për të rinj (54,4%), përdorimi i alkolit dhe drogave të ndryshme nga të rinjtë (41%), pjesëmarrja e ulët në proçeset/vendimmarrjet demokratike (23%) si dhe çështjet mjedisore (21%).

Ata rradhitën si shqetësime të tyre edhe mungesën e vizionit për jetën tek të rinjtë, mungesën e një sistemi arsimor që t’i përgjigjet kërkesave të tregu të punës, botëkuptimin e limituar, paragjykimin dhe diskriminimin mes të rinjve, mungesën e informacionit rreth tregut të punës dhe varësinë nga rrjetet sociale.

http://www.wvi.org/sq/shqip%C3%ABri/article/t%C3%AB-jesh-i-ri-n%C3%AB-la%C3%A7

31 komente në “Të jesh i ri në Laç: Nëse mëson në shkollë të quajnë çun mami, nëse vishesh bukur dhe respekton gocat të quajnë gej…”

  1. Adrian says:

    Që të jesh normal në Laç duhet të jesh thjesht laçjon

    1. Adriatik says:

      Laci eshte nje germadhe tipike turkoshqiptare me rob te eger.

      1. Bekimi says:

        Të gjesh diçka shëmbëlltyrë turke, dmth se i kemi mirë punët, por nuk gjen gjëkund në Shqipëri.

    2. Arber says:

      Mire jua bejne ketyre legenave qe sillen si ne Greqi.Keta vetem,emrin kam Shqiptar se b…q… Greqie jane bere

  2. armand says:

    Eh mor djale. Po s’vrave,po s’dergove ndonje femer jashte te bej prostituten per ty, per bagetite e qytetit ku banon ke per te mbetur “gej dhe cun mami”.
    Vazhdo ne rrugen tende se avash avash do ti qyteterojme edhe kafshet.

  3. razo says:

    Po ik ne tirane apo durres more djal I mire ku jeta eshte me e mire se ne Athine dhe njerezit me kulture. E ke vecse 1 ore larg nga Laci.. Per keta qe kthehen nga jashte vetem Tirana apo Durresi eshte per te jetuar qyetet e tjera jane peribret ndersa keto vende si Laci jane tu vesh bomben e ti rrafshosh. …

  4. BERISHA LARGOHU ? says:

    Shqiptaret kane aq shum probleme sa edhe Jesusi do ti rrefuzonte, shqiptaret jane te prapambetur dhe do te mbesin te tille ? Keqarrdhje per djaloshin ne foto se qenka i pafajshem dhe sweet looking guy⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️!

  5. kurraci doraci ballaci says:

    ky qenka fo mer!
    ky harro ate fjalen e urt popullorce shqiptarnorce,”hjedhe vallen sipas muzikes”,ose “sipas vendit ,behet kuvendi”,ose “shtriji kembet sa ke jorgonin”,…
    ky don edhe me ken n Lc edhe mos me ken lacjon skifter.!! utopi! asht sikur me shku n arktik me rroba banje,ose me shku n sahara me xhup skocez,ose me shku ke bin ladenet e shpellave t afganistanit dhe me var kryqin kristjan ne qaf!!!
    ore!
    a se dini ju se me jetu n shqipni dhe mes shqiptarsh nuk mbijeto dot po se stakove trunin me mendu si shqiptar. pik. prandaj s behet aj vend.
    shqiptart jan ata qe thojn “s lidhet burri per 5 mij lek”! kur esht fjala ke rripi sigurimit t makins!! dhe shkojn n pidh t somes masdanej kur bejn aksidente,dhe qajn si shkerdhata familjaret per djalin e vra n aksident,por askush nuk thot “ej,verni rripin e sigurimit qe t mos vdisni”!
    e mos t flasim per fjalet “magjike” qe bota I ka si ajri qe thith kur flet. per “te lutem,dhe falemnderit” qe jan standarte edhe per mafjozet a kriminelet me egersira te botes.
    per shqiptarin kto jan fjal te huaja..
    prandaj:
    rrasini carin
    shqipetarit
    varini hajdarin
    atij derri…

  6. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Nuk kam fjale te te ngushelloj Brajan. Eshte vendim shume i veshtire ai qe kane mare prinderit e tu. Por do te keshilloja te jetosh jeten ashtu siç ti e mendon. Sigurisht jo ne LAÇ. Vendi ku ti je rritur nuk ka asnje lidhje me LACIN famekeç. Pamvarsish se do doja te kishte shume femije si ty ne Shqiperi, do te uroj te shkosh atje ku ndjehesh ti me mire.

  7. M says:

    ‘ ketu ne Lac, njerzit te degjojn vetem per te kthy pergjigjee jo per te kuptuar ‘. Thanje lapidare !!!
    Ju komentuesit qe jepni ” keshilla “, shkoni e lani breket gjith m…. t , zvarranik. Spordhjak.
    Ju

  8. Bledi says:

    Ti kurraci dorraci etj po ben monolog me vete mduket.. edhe thu qe ai nuk po pershtatet ne lac dhe thu qe shwiperia sbohet .. atij cuni te vogel duhet me i thene bravo se te pakten po sjell qytetari dhe ne kto pak raste duhet dhene kurajo

  9. ali vlora says:

    Brajan ! Mos u dorezo por ec vetem para . Meso shume lexo shume . Babi dhe mami te ka krijuar kushte SHPRBLEHE me dashuri e mesim. Edhe vajzat duaji se ta bejne jeten te bukur . Pac fat. Tung.

  10. ali vlora says:

    Brajan ! Mos u dorezo por ec vetem para . Meso shume lexo shume . Babi dhe mami te ka krijuar kushte SHPRBLEHE me dashuri e mesim. Edhe vajzat duaji se ta bejne jeten te bukur . Pac fat. Tung.

  11. ali vlora says:

    Brajan ! Mos u dorezo por ec vetem para . Meso shume lexo shume . Babi dhe mami te ka krijuar kushte SHPRBLEHE me dashuri e mesim. Edhe vajzat duaji se ta bejne jeten te bukur . Pac fat. Tung.

  12. Robi says:

    Brajan, vendi yt nuk eshte Laci, ik nje ore e me pare nga aty sepse rrezikon te kesh pasoja per gjithe jeten. Me kete nuk dua te te tremb, por dua qe ti ta kuptosh qe ky eshte realiteti i Lacit, dhe asnje nuk mund ta ndryshoje ate popull egersire, injorant e hajdut. Te uroj fat djalosh, por jam i bindur qe do ta gjesh rrugen qe meriton.

    p.s. Pergezime gazetes per ngritjen e ketij problemi te rende social.

  13. Majktajson Hysenbelliu says:

    Të hongsha emrin. Më mirë ta kishe Maocedun.

  14. BUJARI JU DEGJON says:

    Perkufizim i bukur: “Ketu njerezit degjojne vetem per te kthyer pergjigje,jo per te kuptuar”…
    Bravo Brajan,mos u dorezo…

  15. tropojani c100 says:

    si laçi eshte 80% e shqiperise ose me shume,prandaj dallimi ne mes nje adoleshenti qe ka nje edukate dhe kulture tjeter nga nje vend tjeter dhe vendit ku jeton tani ky eshte hendeku i madh qe kemi dhe ne si shoqeri jo vetem ky djali ri por dhe te tjeret ne moshe te rritur nuk “shihen” me sy te mire nese je sadopak me efukst apo kulture biles ketu te ne je jashte mode jashte orbite nese zbaton regullst ligjet nese nuk ben korrupsion dhe e keqja se kjo gjendje duket se do zgjase edhe per shume vite

  16. arti says:

    Brajan Kjo fatkeqsishte kultura e verioreve te shqiperise nuk e ndryshon dot kurre.

  17. Envision says:

    “Ketu njerezit te degjojne vetem per te te kthyer pergjigje, jo per te kuptuar”. – E paske kuptuar si duhet shoqerine shqiptare. Nuk behet ai vend as edhe per 100 vite te tjera.

  18. j says:

    Këshillën më të zgjuar mund ta japi një njeri si Molieri,
    Ngado i rrethuar,tradhëtitë më sulmojnë,
    Do zhdukem nga ky vend,ku veset triumfojnë,
    Dhe do kërkoj në botë një vend sado të mjerë
    Ku duke qenë i lirë,të mund të jetoj me nder.
    Alcesti.
    Mizantropi.

  19. xxxx says:

    O Brajan
    me vjen shume keq per ty por siç e sheh ne Albanistan vetem njerezit mungojne.
    Ka lloj lloj kafshesh.
    Edhe femijet e mi kane lindur ne Athine dhe jam i lumtur qe skane lindur ne ate vend te mallkuar.
    Te uroje me gjithe zemer te mesosh akoma me shume qe nje dite ata njerez prej te cileve po vuan sot kane per te putur byhthen.
    STUDiO MOR DJELE DHE IK NGA AI VEND I MALLKUAR SE NUK BEHET KURRE!!!

  20. moderni says:

    vazhdo ne rrugen tende dhe perpiqu mos ta lesh ambjentin te te perkuli. ata qe kane 2 gram tru do influencohen sa do pak mga sjellja jote. njerzit e zgjuar po qe kane edhe guxim behen nismetar te ndryshimit. ose lacjanet konservator do ndyshojne ose pjesa e ndritur do iki ne qytete te tjera ku merret fryme lirisht. do ngelen 5 majmun ne lac qe komunikojne me klithma dhe i gjuajn me m..t njeri tjetrit.

  21. Sami Gjurzezi says:

    O njerez nuk eshte fare per te bere gallat me nje histori te tille personale te nje te riu,i cili ka dashe te ndaje me neve nje momentin e tije te jetes,dhe them mire bene qe e bene prezent,por ne fakt askujt nuk I bene pershtypje,ashtu sic nuk I bene derrit “lluca”.Me pak fjale une kam punuar ne Lac,por sinqerishte per ate qytet kam ndjere dhimbje,jo per njerzit por per ndertesat qe mbajne me plote fjalen kafshe! Dhe e kuptoj te shkretin djalosh qe ka rene ne ate batak injorantesh,bashibuzukesh hajdutes e perverse lacjan! Nuk e imagjinoni jeten qe behet ne Lac,tufa tufa mjekroshesh e leshatoresh neper mehanet e ndyra te qytetit duke bere pazare droge e plane prostitucioni,apo grabitje.Nje qyet qe nuk ndihet pesha e policies qe policia figuron thjeshte si uniforme e dale boje dhe e inkriminuar.Pra djaloshi me nje kulture tjeter kerkon te ndryshoj mentalitetin turkoshak te nje popullsie bastarde,kur vete shteti eshte I pa fuqishem ta beje kete,kur mungon edukata profesionale e mesusve apo nje administrate e djallzuar e pa shkolle!Cuditerishte ky djaloshi pergojohet etiketohet ndryshe se jeton e mendon ndryshe nga te tjeret,dhe per kete ai percmohet ose edhe merret I cmendur.Pak edhe nje histori timen personale nga e cila mora shkas e komentova veprimet e ketije djaloshi te guzimshem.Tani aktualisht jetoj ne nje shtet perendimor me familjen,dhe femijet me kane lindur ketu,dhe vajta ne Shqiperi e ndejta plote tre muaj,ku per shkak te lidhjeve te gjakut mu desh te veja ne tre kater qytete te Shqiperise,femijet e mije qe ne fillim u ndjene te paragjykuar nga moshataret per shkake te ciltersise, ata vinin nga nje vend me kulture te gjere dhe nuk puthitej me ate te moshatarve,ata nuk dinin te genjenin si moshateret apo te benin prapsira.I bleva nga nje biciklete te dyve,dhe mbas nje ore erdhen pa bicikleta ,pasi I pyesja me tregonin se ja kishin kerkuar per xhiro nja dy djeme moshatar dhe ja kishin mbathur,keshu edhe me topat po edhe ne leket qe u jepja te dilnin te blinin dicka per deshiren e tyre,dhe keto ja falnin te tjerve qe u ja lypnin.Qe te mos zgjatem kur po beheshim gati te iknim,me merr vjeri vecante dhe me thote kam dicka po mos ma merr per terse,jo I thashe dhe mendova se ka dicka serjoze,me tha shpreimisht femijet I ke shum naiv,nuk me pelqejne veprimet kjo do te thote se si keni edukuar ashtu sic duhet,i kam vezhguar gjithe kete kohe dhe shikoj se te tjeret u ja hedhin.Qesha me lot dhe I thashe vjerit I cili po me shikonte se si po qeshja vjer I dashur atje nga vine femijet e mi nuk jane keto palo femije te cilet kane marre huqet e baballarve te tyre ajdute,intrigate poshtersiste e e tyre,ku bicikletat I lene ne rruge me dite dhe askush nuk ja merr,ku lodrat jane neper parqe,ku askush nuk detyrohet te genjeje sepse ushqimi nuk eshte problem,dhe nese nuk punon merr karten 500 dollarshe per ushqime,me shkoll mesojne ndryshe nga ketu,nuk ka as dajak nga mesuesit e as ne mes nxensve.Bera gabim qe solla e kjo do ndikoj gjate tek ata kur te vemi andej,mbase do fillojne te vjedhin bicikleta,hahah.Keshtu pra edhe historia e ketije djaloshi,ai duhet te ndjeke te tjeret qe te behet dikushi ne Lac,ne te kundert do te ngelet cun mami,apo edhe ate nofkem tjeter qe e kemi ne maj te gjuhes neve shqiptaret.

  22. KORÇARI says:

    Ju idiotët që e quani Gej ,dhe ju të tjerët që shani Laçjanët, po ju them diçka që ndoshta për ju duket si UFO, po pse ore derdimenë Kush sillet mirë, Mëson, Vishet mirë, Sillet mirë , është Gej ??????? JU JENI TË GJITHË GEJ TË FSHEHTË.
    Ndërsa për të gjithë ata që quajnë Laçjanët Kafshë ,Përbindsha etj, desha t’ju pyes PO BABAI DHE MAMAJA E KETIJ DJALIT A NUK JANË LAÇJANË ???? PO KY DJALI A S’ËSHTË LAÇJAN ???? E pra merreni vesh o Analfabetë që S’KA TË BËJË SE PREJ NGA JE POR SE SA I SHKOLLUAR JE, PROBLEMI NUK ËSHTË I LAÇIT POR I ANALFABETIZMIT I SISTEMIT TË ARSIMIT I SHOQËRISË DHE FAMILJES SHQIPTARE QË JANË 100 VJET MBRAPA NË KOHËN E OTOMANIZMIT.
    Brajan TË LUMTË , MOS U DORËZO, KUJTO NJË FJALË TË URTË POPULLORE QË THOTË ”DHELPRA KUR S’ARRIN DOT RRUSHTË , THOTË JANË AGURRIDHË (TË PABËRË)” Ta dish të gjithë ata që të shajnë dhe të tallin e bëjnë sepse thjesht NUK TË ARRIJNË DOT.

  23. Pellazgos says:

    E kishte kuptuar mire Amerika kete vend islamik se cfare populli egziston, prandaj e krijoi ne 1912te vetem e vetem per bela te Ballkanit dhe per interesat e saj.
    Po keshtu edhe per Stafan Stlian Mavromatis, Nolin e Madh qe nuk e njohu si qeveri demokratike se donte Ahmet turkun mbret, ndryshe nuk do kishte influence se do kishte paqe.
    Albanisrani duhet te clirohet mga turku, te tjerat jane per konsum te brendshem.
    Dikush thote qe Greqia mori para borxh,prandaj eshte me e kulturuar,Arvanitasit nuk jane turkosllvani mblidheni mendjen, katastrofa e Pranveres ballkanase vjen nga Albanistani dhe Sllavizmi e krijuar nga armiqte e ketij kombi Ilyro Epirote, si fashistet qe nuk kane pune ketu ashtu dhe turqia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje