FOTOT/ Emocionuese. Çifti i moshuar në prag të vdekjes feston 67 vjetorin e martesës në spital, duke pirë një gotë verë

7 Maj 2017, 17:31Lifestyle TEMA
FOTOT/ Emocionuese. Çifti i moshuar në prag të vdekjes feston

Një grua që është e martuar me bashkëshortin e saj prej 67 vitesh, i kërkoi stafit të spitalit që shtratin e saj t’ia vendosnin pranë të shoqit për të shpenzuar ditët e fundit sëbashku para se ajo të ndërrojë jetë.

Beatrice Whitehead, 87 vjeç, lufton prej 6 vitesh me kancerin e kockave dhe kohët e fundit vendosi të hiqte dorë nga mjekimi për sëmundjen, shkruan DailyMail.

87-vjeçarja u dërgua në spital në Manchester, 4 javë më parë, dhe vetëm disa ditë pas saj, u shtrua edhe bashkëshorti i saj Bert Whitehead, 90.

Të lidhur që adoleshentë me njëri-tjetrin, Beatrice dhe Bert nuk mund të rrinë në asnjë moment të ndarë, madje, ato festuan në shtretërit e tyre në spital përvjetorin e 67 të lidhjes së tyre me nga një gotë verë të bardhë, shkruan The Sun.

Vajza e tyre, tha se nuk mund të reshtë së falënderuari spitalin që bënë të mundur që çifti ta kalonte edhe këtë përvjetor sëbashku si gjithë të tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje