Automjeti i kryetarit të Partisë Socialiste Andi Markut i njësisë administrative Kolsh të Lezhës është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar për “News 24’ Marku, i cili është shprehur se automjeti nuk ishte në pronësinë e tij dhe se mjeti kishte shfaqur problem prej ditësh. Më tej ai tha se dyshonte se shka I rënies së zjarrit mund të këtë qenë një defect elekrit në makinë.
“Automjeti nuk është në pronësinë time. Atë e kisha në përdorim. Kishte shfaqur probleme prej ditësh. Dyshoj se djegia e tij mund të jetë si pasojë e një shkëndije elektrike” tha Marku.