Nëna e boksierit Nelson Hysa që mbeti i plagosur ditën e sotme, ka rrëfyer marrëdhënien e saj me të birin.
Ajo është shprehur se nuk ka parë kurrë një ndeshje të djalit të saj qoftë drejpërsëdrejti qoftë përmes ekranit të televizorit.
“Nelsoni që kur ka lindur ka qenë një fëmijë i shkathët. Nuk kemi qenë dakord që të merrej me boks pasi boksi është një sport që do, s’do, do e hash një grusht.
Nëna ka dëshirë të mos i prekësh një fije floku fëmijës jo t’i biesh edhe me grusht.
Ai ka bërë me dhjetra ndeshje dhe unë kurrë nuk e kam parë.
Edhe kur ka dalë në televizor më kanë thanë hajde shikoje, unë kurrë nuk e kam parë sepse nuk mundem”, është shprehur nëna e Nelson Hysës