Forca Detare i vjen në ndihmë skafit me flamur grek, shpëtohen dy shtetas britanikë në gjirin e Sarandës

5 Maj 2017, 20:43Kronika TEMA
Forca Detare i vjen në ndihmë skafit me flamur grek, shpëtohen dy

Pasditen e sotme anija e Rojes Bregdetare P-117 “Shiroka” i ka ardhur në ndihmë dy shtetasve britanikë, të cilët ndodheshin në bordin e një skafi turistik në gjirin e Sarandës.

Skafi turistik “GIANNINAS” me flamur grek që kishte në bord dy shtetesit angleze, z. Patrick Muldoon dhe z. William Caster, kishte ngelur në det të hapur, pasi i kishte mbaruar karburanti.

Me marrjen e sinjalit Anija P-137 “Shiroka” kreu rimorkimin e mjetit lundrues për në Portin e Sarandës.

Skafi u ankorua në portin e Sarandës dhe gjendja shëndetësore e shetasve anglezë është e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje