Rekrutonte luftëtarë për në Siri, 15 vite burg për imamin e Leshnicës

4 Maj 2017, 16:33Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar në mungesë më 15 vite burg ish-imamin e Leshnicës Almir Dacin, i akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për në Siri.

Vendimi u shpall pas 37 seancave gjyqësore, ndërkohë që familjarët pretendojnë se Almir Daci është vrarë.

Ndonese nga familjarët kosiderohet të vdekur, ish-imami i Leshnicës Almir Daci u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 15 vite burg në mungesë për rekrutim të luftëtarëve për në Siri.

Vendimi u shpall në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas 37 seancash gjyqësore, ndërsa të pranishëm ne seancë nuk ishte asnjë prej familjarëve.

Daci u vu nën akuzë për tre vepra penale: pjesëmarrje ne grupe terroriste në Siri, rekrutim e dërgimi të luftëtarëve për xhihad si dhe nxitjes së urrejtjes fetare.
Por avokati mbrojtës i të pandehurit, ka pretenduar gjatë mbrojtjes se Prokuroria nuk ka asnjë provë për të fajësuar Dacin.

Almir Daci u bë i famshëm gjatë një video të postuar në rrjetet sociale, ku i bënte thirrje besimtareve t’i bashkoheshin grupit terrorist ISIS.

Ish-imami i Leshnicës kishte marrë në Siri gruan e fëmijët ndërsa prej disa kohesh ka humbur kontaktin me te afërmit të cilët pretendojne se është vrarë.

2 komente në “Rekrutonte luftëtarë për në Siri, 15 vite burg për imamin e Leshnicës”

  1. K0¢eva®i shqiptar says:

    Vetëm 15 vite !?, ne llogore punë dhe jo të hanë nga taksat e një populli te varfër.

  2. po mire; nuk theren direk,t sapo kapen keto kafshe te terbuara, pasi deklarojne vet per krimin, qe kryejne !? “therin njerez te pa fajshem”,per “allahun” e tyre !?!?……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje