Eksploziv makinës së pronarit të një lokali në Elbasan, zbardhen detajet rreth ngjarjes

6 Maj 2017, 14:41Kronika TEMA

Forcat xheniere kanë asgjësuar me shpërthim të kontrolluar një sasi eksplozivi e cila ishte vendosur poshtë makinës së pronarit të një klubi nate pranë Teatrit Skampa në qytetin e Elbasanit.

Rreth orës 10:12 një telefonatë e mbërritur në policia njoftoi për një pako të dyshimtë me lëndë eksplozive që ishte vendosur poshtë mjetit tip Golf me targa Aa 774nk.

Menjëherë policia rrethoi zonën pranë “Teatrit Skampa”.

Mësohet se mjeti ishte në pronësi të Mir Lumshit, i cilio njihet dhe me pseudonimin Tenja. Eksplozivi ishte  vendosur poshtë makinës në krahun e shoferit dhe lënda plasëse do të shpërthente në momentin që do të ndizej makina.

Makina ishte parkuar tek kjo rrugë prej pasdites së ditës së djeshme.

Forcat xheniere mundën të çaktivizonin eksplozivin rreth orës 13:50 dhe një grup hetimor ka nisur punën për mbledhjen e provave që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje