LGBTI “përplasje” me protestën e PD-së: Më 13 maj ne do zhvillojmë paradën në bulevard

8 Maj 2017, 14:22Sociale TEMA

Teksa opozita ka njoftuar një protestë më 13 maj, paralelisht ka reaguar edhe komuniteti LGBTI i cili thotë se po në këtë datë, ata do të zhvillojnë paradën e tyre.

Mësohet se organizatorët e LGBTI kanë takuar përfaqësuesit e PD-së,  të cilët kanë dhënë garancinë e tyre.

Edhe pse politikanë të ndryshëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit e kanë pasur të vështirë të negociojnë me kryeopozitarin Lulzim Basha, kreu i LGBTI-së Kristi Pinderi ka mundur të arrijë shumë thjesht një marrëveshje me të.

Sipas një deklarate zyrtare të aleancës  LGBTI dhe Pro LGBTI, Basha ka dhënë garanci se parade do të shkojë mirë dhe pa asnjë incident në bulevard.

Nga ana tjetër, teksa pjestarë të komunitetit do të pedalojnë,  opozita do të vijojë protestën e saj.

Nuk ka ende ndonjë informacion konkret nëse emra brenda opozitës do t’i bashkohen kësaj kauze të rëndësishme sociale.

Njoftimi i plotë

“Aleanca LGBT dhe Pro LGBT njoftojnë përmes kësaj deklarate për shtyp se parada me biçikleta e planifikuar për datën 13 Maj do të zhvillohet sipas parashikimeve pavarësisht se në të njëjtën ditë opozita ka njoftuar mbajtjen e një proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ju njoftojmë se ditën e sotme (e hënë 8 maj 2017) organizatorët e Paradës Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi zhviluan një takim me strukturat e larta të Partisë Demokratike për t’u koordinuar.

Ky takim u zhvillua në një frymë bashkëpunuese. Gjatë takimit aktivistët LGBTI morën garancinë direkte nga kryetari i Partisë Demokratike Z. Lulëzim Basha se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të ketë asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti. U ra dakord që orari më i përshtatshëm për zhvillimin e paradës të jetë ora 10:00, ditën e shtunë 13 maj.

Nisja do të bëhet tek Pallati i Kongreseve, pjesëmarrësit do të pedalojnë në Bulevard dhe do të kthehen majtas në rrugën Ismail Qemali, do të futen në zonën e ish-bllokut (Rr. Ibrahim Rugova) dhe ashtu siç ishte parashikuar do të vazhdojnë përgjatë lumit të Lanës, do të kthehen tek ura në shkollën Vasil Shanto dhe do të vazhdojnë përsëri përgjatë Lanës.

Është e rëndësishme të kuptojmë se hapësira publike na përket të gjithëve dhe askush nuk mund të ndalojë të drejtën themelore të njeriut për t’u organizuar dhe për t’u shprehur.

Ju njoftojmë gjithashtu se në këtë paradë do të marrin pjesë aktivistë LGBTI nga i gjithë rajoni, mbështetës, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI nga Shqipëria si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri,” thuhet në deklaratën zyrtare.

1 komente në “LGBTI “përplasje” me protestën e PD-së: Më 13 maj ne do zhvillojmë paradën në bulevard”

  1. hamallani says:

    ed rama po nxjerr ne sulm “skuadronet e bythes” qe do fitojn betejen me byth te hapura…
    kjo esht historike! edhe bythqi edhe trim! paradoksi I shekullit mo!
    po,a e fitojn dot betejen me cecenet e sales te dal nga shpellat neandertale kta bythqima me byth pambuku ?
    esht njisoj sikur te fitoj ljepuri kunder cakallit.
    kemi ndigju me par “skuadronet e vdekjes”
    kemi ndigju “grupi I zjarrit”
    kemi ndigju “kamikacet” japones apo ata binladenas..
    por,”grupi I bythqimve luftarak” s kishim pa e ngju!
    si gjithnji shqipnija ben nje cud te ri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje