Dy prindër në Utah, SHBA, u arrestuan nga policia pasi u filmuan teksa tërhqinin dhunshëm fëmijën e tyre në parkingun e një hoteli.
Pas një sherri midis nënës, Britnie Hass dhe babait Elias Holt, ata nisën ta tërhiqnin foshnjen nga krahët e njëri tjetrit, duke i rrezikuar jetën.
Ndërkaq, është dashur ndërhyrja e një të afërmeje për të shpëtuar fëmijën, ndërsa në pamje shihet t’i godasë të dy prindërit në fytyrë.
Në video, shihet babai, Holt, i cili mban fëmijën në krahë, por nëna e ka rrëmbyer atë me forcë, për të përfunduar në një tërheqje të vazhdueshme.
Tashmë, Hoss akuzohet për dhunë në familje, abuzim me fëmijët dhe sulm, ndërsa babai është arrestuar, pasi për të ekzistonte një mandat i mëparshëm.
Fatmirësisht, fëmija nuk është lënduar gjatë sherrit të prindërve dhe tani gjendet nën kujdesin e një familjari.