Bashës i tërheqin vëmendjen letrat në tokë brenda çadrës: Mos i prek Preç, janë premtimet e Ramës

9 Maj 2017, 12:47Politika TEMA

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar sulmin e tij ndaj kryeministrit Edi Rama duke intensifikuar tonet.

Ndryshe nga zakonisht kur përsërit krimin e organizuar, luftën kundër drogës apo gjendjen ekonomike, sot Basha ka inskenuar diçka tjetër gjatë fjalimit të tij.

Bashës i kanë tërhequr vëmendjen disa letra të hedhura në tokë brenda çadrës.

Ai ka ndalur pak dhe ka hequr një paralele mes letrave tek këmbët dhe premtimeve të Ramës

“Këto janë premtimet e Ramës. Kanë rënë përtokë. Mos e prek Preç”, u shpreh Basha, teksa i fliste Preç Zogaj, i cili sot ndodhet në krah të protestuesve të opozitës.

“Rama nuk mbajti asnjë premtim, nuk ishte i zoti t’i mbante, dhe ja, kështu në tokë kanë rënë të gjitha. I hodhi përtokë dhe as nuk u përpoq të mbante asnjë prej atyre që garantoi, u shpreh Basha.

4 komente në “Bashës i tërheqin vëmendjen letrat në tokë brenda çadrës: Mos i prek Preç, janë premtimet e Ramës”

  1. shqip says:

    Ketu per Here te pare i jap te drejte shalengjiturit. Ne te vertete Rama nuk e mbajti premtimin . 1) Te fuste Brenda Saliun dhe 40te hajdute. 2) Te organizonte zgjedhjet ne Kavaje si shprehje e forces se ligjit kunder klithmave te (Q)adristeve. Bravo Lyl e ke kap muhabetin . Sidomos kur ke edhe Preçin , qe i nderron aleatet sipas stineve. Me taleban njerez nuk ma ka zene syri.

  2. Dash says:

    Ky eshte budalla komplet…

  3. Demostruesi says:

    Po ky perc zogaj cfare do

  4. rolandi says:

    no koment fshati qe duket nuk do kallauz !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje