Kryeministri Edi Rama ka folur në kongresin e PS-së në Durrës për sfidat e reja që ka përballë forca politike që ai drejton pas zgjedhjeve të 18 qershorit.
Rama teksa komentoi zhvillimet e fundit politike, u shpreh se nuk do të kishte dashur kurrë që PD e lindur 27 vite më parë plot aspirata, të refuzonte zgjedhjet për shkak të frikës nga drejtësia dhe divorcin me gjykatësit e korruptuar.
Fjala e kryeministrit
U them të gjithëve shumë përulësisht që bëra gjith sa munda dhe jo gjith sa bëra.
Jam krenar tu them: Po shumë mbetet për tu bërë, por aman kemi dhënë provën e sigurtë se ne mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë Shqipërinë.
Të gjithë juve që ndihmuat në çdo ditë dhe në çdo orë për të ndihmuar që unë të shërbej si kryeministri juaj.
Faleminiderit deputetëve të grupit parlamentar, veçënarisht Namik Dokles, Arta Dades, Valentina Leskaj që dhanë një kontribut shumë të madh ndër vite.
Faleminderit deputetëve që nuk do të jenë këtë herë, por do vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës sonë në fronte të tjera , ku do të vijojnë të japën më të mirën për Shqipërinë dhe Partinë Socialiste.
Faleminderit çdo antari dhe antareje, këtu në Shqipëri apo në emigracion, ku partia sot del më e rritur, më e vendosur për të ndryshuar Shqipërinë.
Po Shqipëria mund të bëhet shtet, serioz, dhe dinjitoz në marrëdhënie me fqinjët dhe me botën.
Në fund të falenderimeve, Falenderime Lindës dhe Fëmijëve, padiskutim nënës sime Aneta që vazhdojnë të ma hapin derën natën vonë, edhe pse nuk u kam kthyer asnjë përqind të vëmëndjes dhe ngrohtësisë që më kanë dhënë pa rreshtur.
Në 18 qershor Shqiptarët vendosin jo kush do t’i drejtojë po si do të jetë Shqipëria.
Pasi e morëm të mbytur në borxhe, të rënuar dhe të mjerë ku kush ishte i përgjegjshëm, quhej budalla, ndërsa ai që nuk I paguante, sillej keq me shtetin, quhej i fortë.
Shqipëria duhet të ulet në tryezën e negociatave për anëtarësimin në BE.
Dëgjojeni mirë:18 qershori ësht si ajo kënga, as për mua as për tip o për gjithë Shqipëri.
Tani heshtje: Partia Demokratike që lindi 27 vite më parë plot aspirate, ka ikur në drejtim të paditur.
ha haaa ,,,…
sali ljepuri!
e hatashme kjo!
sal shpella e kreshnise na paska ken nje lepurush veshllapush..
dhe shifni sesi I ngrejn dy gishtat perpjet lepurushat dhe ljepurushet e pe dese… si vesh lepri …