Lulzim Basha, produkt politik i “Republikës së Vjetër” nga e cila është emëruar më parë ministër, pastaj kryebashkiak dhe së fundi kryetar i Partisë Demokratike, e harron origjinën e tij dhe sot paraqitet si babai i ”Republikës së Re”. Ai që është kryetar i një partie e cila ka nënshkruar reformën zgjedhore që u jepte partive pushtet absolut në zgjedhjen e deputetëve, sot paraqitet si armik i partitokracisë dhe në mbrojtje të popullit.
“Nuk duhet të jenë partitë ato që vendosin, por populli”, thirri brenda çadrës së tij, duke harruar që pikërisht partia e tij ka vendosur deri më tani t’u mohojë 600 mijë mbështetësve të PD të drejtën për të votuar më 18 qershor. Si mund të thuash se fjala e fundit u takon qytetarëve, kur, pa u konsultuar me ta, vendos të bojkotohen zgjedhjet, të cilat janë pikërisht i vetmi rast kur qytetarët mund të shprehin vullnetin e tyre?
Ajo çka Basha dhe Berisha përsëritin çdo ditë nuk ka të bëjë fare me historinë e tyre politike dhe personale. Është një gënjeshtër flagrante, krejtësisht e njejtë me shpifjet ndaj kundërshtarëve të tyre me të cilat për vite të tëra kanë gatuar fjalimet e tyre politike, vetëm se, këtë here, protagonistë të gënjeshtrës janë vetë ata. Të huajt kanë mësuar t’i njohin në këto vite shpifjesh të përsëritura në infinit, pa sjellë kurrë ndonjë provë, kështu që natyrisht tani nuk i besojnë. Është pikërisht kjo mungesë absolute e besimit tek Basha dhe Berisha (në planin personal, përveç atij politik) e ushqyer nga vite gënjeshtrash, ajo që ka penguar çdo personalitet ndërkombëtar t’i ofrojë çfarëdo mbështetje PD-së.
Deri tani protesta vetëvrasëse e organizuar nga lidershipi i Partisë Demokratike, me kërcënimin pasues për të mos votuar vettingun dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje, është dënuar publikisht nga Departamenti amerikan i Shtetit, nga Bashkimi Evropian, nga vendet kryesore të Unionit duke nisur nga Gjermania e nga Britania e Madhe, nga OSBE-ODIHR dhe nga të gjithë aleatët e PD, përfshirë Partinë Popullore Evropiane, dhe nga tre prej eksponentëve më të rëndësishëm të vetë PD-së: Majlinda Bregu (e cila përfaqëson PD në marrëdhëniet me Brukselin), Eduard Selami (i cili përfaqëson PD në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara) dhe nga Jozefina Topalli (e cila përfaqëson PD në marrëdhëniet me elektoratin e Veriut katolik të Shqipërisë, bastjon politik i opozitës aktuale).
E vërteta, për të cilën janë bindur tashmë të gjithë diplomatët, është që Basha dhe Berisha kanë inskenuar protestën e çadrës vetëm e vetëm për të bllokuar reformën në drejtësi dhe për t’i shpëtuar testimit të zgjedhjeve politike, duke e ditur mirë se i kanë të humbura. Dhe është pikërisht frika nga disfata elektorale, që sot e shtyn Bashën të refuzojë çdo propozim për ndërmjetësim që i ofrohet, duke përfshirë edhe atë super të favorshme për opozitën, që u prezantua nga Mc Allister më 26 prill dhe që, në fakt, pranonte gati të gjitha kërkesat e opozitës:
a)shtyrjen me një muaj të zgjedhjeve
b) emërimin e të paktën katër ministrave teknikë
c) ndryshimet në drejtimin më të lartë të Policisë
d) kryesimin e KQZ-së
e) reformimin e Kodit Zgjedhor dhe ashpërsimin e dënimeve për shitblerje të votave.
Dhe, së fundi, madje, zgjedhjen e një presidenti konsensual të Republikës. Rama dhe Meta pranuan, Basha në mënyrë të pabesueshme refuzoi. Si ka mundësi? Pse Basha hodhi poshtë edhe propozimin e ri, të bërë nga Edi Rama gjatë negociatave të organizuara nga presidenti Bujar Nishani, për të drejtuar me një zëvendëskryeministër, një ministër dhe tre zëvendësministra të PD-së një task forcë qeveritare, të ngarkuar me detyrën e kontrollit të të gjithë pikave kyç brenda administratës publike që, sipas OSBE-ODIHR, në të gjitha zgjedhjet e mëparshme politike (pra edhe kur ishte PD në pushtet) kanë qenë në qendër të dyshimeve për abuzimeve elektorale?
Propozimi i bërë nga ana e Partisë Popullore Evropiane dhe ai alternativ, i sugjeruar nga Edi Rama, duket që plotësojnë nevojën e shpallur nga Basha për një kontroll të plotë dhe total të procesit zgjedhor, për të shmangur manipulimin e rezultateve. Por Basha, pas çdo propozimi të ri, i rrit kërkesat e tij, për të patur mundësinë që të thotë jo. Kështu, Mc Allister-it, për shembull, i kërkoi që të votohet me sistemin elektronik, duke e ditur mirë që një procedurë e tillë nuk mund të realizohet teknikisht para se të kalojnë gjashtë muaj. Kështu që nuk i mjafton shtyrja e zgjedhjeve 100 ditë (siç kishte kërkuar deri atëhere), por shtyrja bëhet të paktën gjashtë muaj. Dhe, për më tepër, nuk i mjafton një qeveri teknike, siç kishte kërkuar deri atëhere, por një kryeministër teknik. Praktikisht, Basha kërkon pushtetin në tavolinë, pretendon që PS dhe LSI t’ia japin qeverinë në dorë për gjashtë muajt e ardhshëm, para se të shkohet në zgjedhje.
Dhe është kjo që flet për qëllimet e vërteta të Bashës dhe Berishës: ata kërkojnë qeveri dhe kryeministër teknik, jo për të plotësuar kërkesën e shmangies së abuzimeve elektorale, por faktikisht për të qeverisur deri në zgjedhjet e reja, me objektivin për të maksimalizuar rezultatet zgjedhore, duke shfrytëzuar pushtetin që rrjedh nga qenia në qeveri dhe, ndoshta, duke vënë në zbatim të gjitha ato abuzime për të cilat Berisha është mjeshtër. Domethënë, denoncojnë rrezikun e mashtrimeve, duke shpresuar të fitojnë hapësirë të duhur për t’i bërë vetë ato.
Arsya e dytë e refuzimit të çdo garancie të vërtetë elektorale është se shumë garanci e terrorizojnë Bashën. Domethënë, po të marrë atë pushtet ekzekutiv, që Edi Rama është i gatshëm t’i lëshojë, me qëllimin e vetëm për të shmangur mashtrimet elektorale, kjo e vendos Bashën përballë një pamundësie të mëvonshme për të justifikuar disfatën e tij në zgjedhjet. Pasi bie alibia e mashtrimeve elektorale për zgjedhje që ai vetë i ka drejtuar dhe kontrolluar, përballë disfatës së mundshme elektorale, Bashës nuk do t’i mbetej rrugë tjetër veçse të jepte dorëheqjen, pikërisht ashtu siç bëri simbolikisht në vitin 2013 Sali Berisha.
E gjithë kjo nuk mund t’u thuhet zgjedhësve dhe ja pra, sajohet tymi dhe alibia e Republikës së Re, e cila, në gojën e Berishës dhe të Bashës tingëllon si një propozim komik. Sot premtojnë gjëra, të cilat gjatë tetë viteve të qeverisjes (të mos harrojmë që PD qeverisi me pushtet absolut nga viti 2005 deri në 2013-ën), ata nuk i kanë realizuar kurrë. Republikat e reja propozohen nga forcat politike që nuk kanë qenë kurrë pjesë e të vjetrave.
Zakonisht, janë forcat ekstraparlamentare, të cilat, për t’u bërë pjesë e sistemit, luftojnë për ta ndryshuar atë ekzistentin. Ndryshe nga kjo, Berisha dhe Basha pretendojnë të veprojnë në të kundërtën: për të rinovuar sistemin, hiqen sikur duan të dalin prej tij. E kanë kuptuar të gjithë që kjo është një gënjeshtër. Duke përfshirë edhe ata që kujtojnë një detaj, jo pak të rëndësishëm: Sali Berisha e pati rastin për të krijuar një Republikë të Re.
Kjo ndodhi më 1992, kur iu dha mundësia të drejtojë lindjen e Shqipërisë së re post-komuniste. Se ç’Republikë të Re zgjodhi Sali Berisha të ndërtonte, këtë e dimë të gjithë, pasi të gjithë jemi dëshmitarë të saj: SHIK-un e Gazidedes, Policinë e Agim Shehut, Prokurorinë dhe Gjykatat që i drejtonte vetë ai, piramidat mashtruese financiare, çmontimin e çdo lloj forme të shtetit, përhapjen e korrupsionit familjar, trafikun e klandestinëve, republikën e Lazaratit, persekutimin e gazetarëve të lirë, pushtetin absolut në duart e tij ndërkohë që populli jetonte në anarkine më absolute.
Republikën e Re Sali Berisha e ka ndërtuar një herë dhe është po ajo, që sot e quan Republika e Vjetër, nga e cila thotë se kërkon të ikë. Kush e njeh, e di mirë këtë. Ja pse në “çadrën e lirisë” ai dhe Lulzimi janë të destinuar të mbeten vetëm. (Shqiptarja.com)
E SAKTË!!!!
SITUATA ËSHTË ME TË VËRTET KJO!!
SI KA MUNDËSI QË NUK KA NJË PRESION TË MADH POPULLOR NDAJ KËTYRE SHARLATANËVE??
SHUMICA E NJERËZVE E KANË FARE TË QARTË QELLIMIN E VËRTRT TË DREJTUESVE TË ÇADRËS ,DHE NUK RREAGOJNË FORT NDAJ SAJ.
BASHA DHE BERISHA PO SHKOJNË DREJT KOSHIT TË PLEHRAVE,POR DUHET TU JAPIM NJË DORË, T’JA U SHPEJTOJMË UDHËN PËR ATJE!!
NA U SOS DURIMI!!!
DHE ME KOMEDINË U KËNAQËM !!
BOLL MË!!! DUHET TI TREGONMË VENDIN!!!!!????????????????????????????????????????
Pd ja ne protest me pederastat per te mbrojtur bythen e lulit dhe bythen e familjes fashiste berisha
NË ÇADËR MBETEN ATA PA SHTËPI, PA ATDHE APO PA KONTINENT POLITIK…
Në çadër mbeten ata që janë refugjatë, ata që shtëpitë ua ka rrëzuar tërmeti, stuhia apo ua mbytur përmbytja, ua ka marrë lumi apo lymi, ata që mbeten pa shtëpi ose pa atdhe, pa kontinent politk… Të jesh në çadër do të thotë se je edhe beduin, banor shkretëtire… Por në Shqipëri çadra nuk shkon, sepse ka pak rërë buzë lumenjve dhe atë pak rërë shpesh e merr lumi… Vaj medet! Ajme! Sepse, sipas disa zakoneve të vjetra, banorët e çadrave, pra çadranët, edhe të vdekurit e tyre i varrosin në rërë ndanë lumenjve, pa asnjë shenjë, pra kufoma apo kocka në duar të dallgëve… T’i marrtë kockat lumi! Ky është një mallkim i rëndë i anëve tona. Mos të zëntë! Qofsh ti njeri, fis, komunitet, fshat, qytet apo parti!
Ku qendron ndryshimi qe pretendojne te arrijne pronaret e PD, duke e quajtur Republike te vjeter ate te drejtuar nga Berisha -Basha dhe te Republike te re, ate qe enderrohet te drejtohet nga Basha-Berisha? Kjo eshte njelloj sikur te vendosnim, me mareveshje, ta quanim bajgen (republika e vjeter) kulac (republika e re). Por fakti pse bajgen vendosem ta quajme kulac, nuk e bene ate te ngreneshme.
Do ta pranoja,nese shkrimi do te vinte nga dikush i paperlyer ne afare private,por kur shoh kete fytyre Bollino,me vjen per te peshtyre fytyren makiaveliste te ketij mashtruesi perfitues,qe asnjegje nuk e lidh me nje jete me te kendshme te shqiptareve,pervecse fitimit te tij dhe pasurimit vetiak.Ky Bollino,ka mashtruar dhe abuzuar gjithe kohen me fatet e partive dhe shqiptareve dhe ka mbushur xhepat e tij nga mbeshtetja qe i ka bere njeres apo tjeterses pale.I pabesueshem per mua ky batakci italian!
Si eshte mund urban qe as nje deputet I pd nuk e kupton Republiken e Re te 2B , Zenith mashtrues ( llalla kujdes se ta fut xeni) dhe ” marinsat amerikan” ruso-serb? Expert per destabilizing zgjedhjesh (ref.L.Basha)?
bravo bollino shkrim i sakt nuk i heq as edhe nje presje
Lulzimja ,o ftof n’tajare!?