Ditën e nesërme, datë 9 maj, do të mbahet Kongresi i PS në qytetin e Durrësit, ku do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale dhe beteja për 18 qershorin do të intensifikohet deri në ditën kur do të afrohet procesi i votimit.
Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, gjithçka për nesër në orën 10:00 në Pallatin e Sportit në Durrës është gati. Akoma nuk dihen detaje se si do të jetë i organizuar ky aktivitet i madh, por ajo që shihet nga fotot është harmonia e ngjyrave dhe slogani “Për Shqipërinë që Duam, Shtet-Punë-Mirëqënie”.