Fatos Lubonja: Opozitës i bën mirë të rrijë jashtë zgjedhjeve dhe të ristrukturohet

8 Maj 2017, 17:35Politika TEMA

Për analistin dhe publicistin e Fatos Lubonja mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje nuk është fundi i botës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ai thotë se duke mos marrë pjesë në zgjedhje opozita ka mundësi të ristrukturohet.

“Nga njëra anë është mirë të kemi opozitën në zgjedhje arritjen e një dialogu, por gjithë këto marrëveshje s’na kanë sjellë ndonjë gjë, sistemi ka vazhduar kalbëzimin. Ndonjëherë mendon mos duhet ndonjë gjë më e fortë? Pra opozitës i bën mirë të rrijë jashtë dhe të ristrukturohet që nesër të sulmojë këtë qeveri të kalbur”, thotë Lubonja.

Nga sot Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për të shkuar në zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën, e cila kërkon të sjellë një Republikë të Re dhe i ka të gjitha shpresat tek protesta e 13 majit në Tiranë.

8 komente në “Fatos Lubonja: Opozitës i bën mirë të rrijë jashtë zgjedhjeve dhe të ristrukturohet”

  1. mirel says:

    Opozites i ben mire vetem burgu.
    Atje duhet te perfundoje dhe kryeministri i koncesioneve.

  2. enter"" says:

    Njeri me te kalbur sesa ty nuk ka.
    Je thjesht nje ziliqar I pashprese, nje fodull maskara qe pakenaqesite dhe deshtimet e tua personale I vjell ndaj atyre qe punojne.

    SHko futu edhe ti ne cader, ke nevoje te rilindesh

  3. Me cfare… te rikustrukturohet zoteri?
    Lul B. –
    Humbi per Kryebashkiak ne Tirane…
    Humbi Zgjedhjet Politike 2013 dhe
    akoma prezamtohet si kandidat nga PD
    e Sali Berishovicit.
    Ku qendron Demokracia ne ket parti ?
    Ku eshte klasa politike e re ne ket Parti ?pasi vendosin humbsat per interes te dikujt.. me sa kuptoje une edhe Ljuba eshte komunist fanatik i cili kerkon qe..
    te mos kete rinovim partie por te komandojne kapot… si Berishovic e Lulic.

  4. Popolo albanese says:

    Zoti Lubonja, mos harro se PD nuk eshte as nena dhe as baba e shqiptareve.
    Po ashtu edhe te gjitha partite e tjera politike qe lindin, jetojne dhe ne fund vdesin, kjo pasi mbaron misioni i tyre.
    Pra, PD duhet ta pranoje dekompozimin, mesa duket misioni i saj mbaroi.
    Kaq

    1. Peco says:

      Ju me kujtuat nje takim te Winston Churchill ne Moske, ku merrte pjese Stalini dhe gjithe Byroja Politike e BRSS. Ne nje moment Stalini e pyet Churchill-in se si ndihej nga shendeti. Cka, mire. Po ju si ndiheni zoti Stalin? Dhe Stalini I pergjigjet: Mire, zoti Churchill, mire, por po plakemi, avash -avash po na afrohet vdekja. Atehere, tregon Churchill ne kujtimet e tij, pothuaj e tere Byroja Politike u ngrit ne kembe dhe me nje ze bertiten: Jooo, shoku Stalin, ti nuk vdes kurre! Stalini qeshi nen buze dhe duke I pare ashtu te ngrire u thote: Jo, shoke, e keni gabim. Cdo njeri lind, rritet, plaket dhe vdes. Atehere, thote Churchill ata ulen te turperuar kokat dhe e kuptuan se kishin bere nje gabim te rende filozofik.
      Ndaj them, kur ju thoni, se edhe PD mund te vdes, une brofa nga divani dhe desh ulerita: Jo zoti “Popolo Albanese”, PD dhe zoti Berisha nuk vdesin kurre…..

  5. Refugjati says:

    Ore ky Lubonja shume injorant

  6. kombi says:

    Ha ha.ha, shume optimist po tregohet Lubonja,
    Mendon qe kjo opozite e kalbur, do te ristrukturohet qe te sulmoje qeverine.
    NUK BEHET M…….BYREK ,O KOKRRA E HAJVANIT.

  7. kuq e zi says:

    nqs pd ka nevoje per rikostruturim aq te thele qe nuk garon dot atehere arrijme ne perfundimin qe eshte e vetmja pengese e vetingut si rrjedhoje kunder hapjes se bisedimeve me be dhe kerkon qe shqiperia te anohet nga rusia si zgjidhje alternative
    pra mos pjesmarrja e pd-s ne zgjedhje eshte feste per shqiptaret
    por…. e thene nga ti nuk me bind
    armiqsia jote kunder kombit shqiptar me ben qe ti frikohem dhe dhuratave te tua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje