Bojaxhiu: Partitë të tërheqin kandidatët e dënuar me vendim gjykate...!

8 Maj 2017, 13:37Politika TEMA
Bojaxhiu: Partitë të tërheqin kandidatët e dënuar me

Kreu i “Sfida” Gjergji Bojaxhiu ka dale para emdiave dhe ka kerkuar qe te gjitha partite politike te terheqin nga listat te gjithe kandidatet per deputete qe rezultojne te denuar me vendim gjykate.

“Është një turp për partitë politike që nuk i kanë tërhequr tashmë kandidatët, madje kanë futur kokën si struci në rërë përballë kandidatëve të dënuar. Kjo është pasojë e zgjedhjeve të kandidatëve nga kryetari i partisë që cakton për intersa elektorale se cilin “të fortë” do të vendosë në lista për ca vota më tepër.

Ftojmë të gjithë partitë politike që të tërheqin këta kandidate duke i zevëndësuar më individë që përfaqësojnë qytetarin model si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana intelektuale. Ne nuk mund të kemi më një parlament të fortësh apo dhunuesish të ligjit. Kjo politikë duhet të marrë fundit.”

Ftojmë të gjithë gazetarët që sa herë këta kryetarë të dalin para mediave t’i kërkojnë llogari përse nuk kanë tërhequr kandidatët e dënuar me vendim gjykate. Kjo pyetje e qytetarëve duhet t’i përndjekë përgjatë gjithë fushatës….

Është një turp për partitë politike që nuk i kanë tërhequr tashmë kandidatët, madje kanë futur kokën si struci në rërë përballë kandidatëve të dënuar. Kjo është pasojë e zgjedhjeve të kandidatëve nga kryetari i partisë që cakton për intersa elektorale se cilin “të fortë” do të vendosë në lista për ca vota më tepër. Ftojmë të gjithë partitë politike që të tërheqin këta kandidate duke i zevëndësuar më individë që përfaqësojnë qytetarin model si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana intelektuale. Ne nuk mund të kemi më një parlament të fortësh apo dhunuesish të ligjit. Kjo politikë duhet të marrë fundit.”, deklaroi Bojaxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje