Boll më sajdisje për këta tekanjozë, trajtojini si keqbërës

8 Maj 2017, 09:24Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Të hënën e 8 majit, starton zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. Njëra palë, mazhoranca, e ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa opozita ka refuzuar të regjistrohet duke i bojkotuar ato. Siç tashmë është bërë e ditur, opozita e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me formimin e një qeverie teknike dhe i kërkon kryeministrit Rama dorëheqjen që në vend të tij të vijnë disa teknicienë.

Është e habitshme se si një njeri politik si Lulzim Basha hiperbolizon “teknicienët”, a thua se edhe vetë politikanët nuk janë teknicienë në fushat e tyre të formimit profesional. Mbase Basha e ka fjalën për njerëz jashtë politikës, d.m.th. të paangazhuar fare. Gjithsesi, kjo super reklamë që Lulzim Basha po i bën qeverisë teknike e nxjerr atë zbuluar si politikan. Po t’i dëgjoni rregullisht fjalimet e tij të përditshme në çadër ai thotë se: “qeveria teknike do luftojë krimin, drogën, korrupsionin, do zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme, do…” etj., etj. Praktikisht këto janë nga çështjet më kryesore që i takojnë një qeverie me përbërje dhe mandat politik, por Lulzim Basha po i bind militantët e vet që kjo arrihet vetën nëpërmjet qeverisë teknike.

Normalisht Lulzim Basha duhet të fliste në vetën e parë njëjës “UNË”, nëse do që të tregohet individualist dhe të marrë personalisht përgjegjësinë, ose shumës “NE”, nëse do që ta ndajë përgjegjësinë me spektrin opozitar. Por, që t’i drejtohesh elektoratit me thirrjen se vetëm qeveria teknike është e aftë t’u japë zgjidhje këtyre çështjeve, do të thotë minimalisht t’i kesh dhënë goditje imazhit tënd si politikan dhe politikës në tërësi, dhe ngritur në piedestal kultin e teknikut jashtë politikës. Me këtë logjikë tashmë nuk duhet të presim të formohen më parti politike, por parti teknike që me teknikat e tyre do sjellin zhvillimin e vendit nëpërmjet teknikaliteteve!!! Që nga ky moment çdokush duhet t’i vërë vizën politikanit Lulzim Basha si i paaftë të marrë vetë përgjegjësi për t’i realizuar këto objektiva madhorë për vendin.

Anë tjetër qesharake e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike është kur thonë se, “zgjedhje pa opozitën nuk ka”. Unë bie dakord me ata analistë gjakftohtë që thonë se në zgjedhje nuk ftohet opozita, por partitë politike dhe është populli që me votë përcakton më pas se cila është shumica (mazhoranca), e cila pakica (opozita). Ashtu sikurse besoj logjikën e shëndoshë që thotë se, problem është kur qeveria e pengon opozitën të marrë pjesë në zgjedhje, jo kur opozita refuzon të marrë pjesë ndërkohë që i janë ofruar gjithë mundësitë për të qenë pjesë e monitorimit.

Se ja, po ia plotësojmë dëshirën Lulzim Bashës dhe e formojmë qeverinë teknike që ai të futet në zgjedhje. Në çastet e fundit, Edi Rama dhe Partia Socialiste “çmenden” dhe në kushtet e reciprocitetit u lind e drejta të ngrenë pretendime dhe të thonë se nuk marrin pjesë në zgjedhje, derisa të formohet një tjetër qeveri teknike. Sipas logjikës së opozitës, i bie që zgjedhje pa mazhorancën nuk mund të ketë. Nga kjo situatë hipotetike, populli shqiptar dhe partitë e tjera (janë nja 70 në tregun tonë), duhet të rrinë e të presin deri sa t’u teket dy partive të mëdha të bien dakord që të marrin pjesë në zgjedhje. Kjo gjendje mund të vazhdojë me muaj të tërë, ku praktikisht Kushtetuta ka rënë sepse parlamenti s’ka më legjitimitet të mblidhet, veçse të shpikim ndonjë luftë imagjinare me ndonjë vend të humbur, sa për të justifikuar thirrjen e “Baballarëve të Kombit” të na mblidhen për t’i dhënë drejtim situatës kaotike që krijuan vetë.

Deri më sot, kryeministri Rama ka bërë tërheqje të mëdha në lidhje me kërkesat e opozitës për të garantuar proces të lirë e të drejtë votimi. Duke qenë se qeveria konsiderohet si “i forti” që duhet t’i bëjë lëshime më të “dobëtit”, pra opozitës, ajo ka dhënë prova se kur vjen puna për çështje madhore, vë në pah më shumë interesat e vendit sesa ato partiake. Pranimi nga Rama i paketës McAllister, apo tërheqja nga Kavaja, janë shembuj shumë domethënës. Nga ana e saj, opozita, nuk e ka treguar këtë vullnet për konsensus dhe ka vijuar t’i bjerë kavallit në po të njëjtën vrimë me të cilën nisi melodinë e ngritjes së çadrës.

Më kujtohet që në vitin 2012, kur qeveriste ende Partia Demokratike, ishte procesi i hapjes së negociatave me BE dhe kërkohej miratimi i atyre tri ligjeve të famshme në Kuvend (njëra ishte rregullore). Atëherë BE nuk e kishte kusht Reformën në Drejtësi, sepse të flisje për këtë çështje me Berishën në pushtet, ishte si t’i flisje murit. Në atë kohë opozita, që përfaqësohej nga PS, e kushtëzonte miratimin e tyre me rikthimin e ligjshmërisë në qarkun e Fierit. Ky qark, dihet që ka qenë (dhe është) bastion i së majtës, e, pikërisht për këtë shkak, Berisha donte që ta merrte me hile duke bërë manipulimin e mandateve të këshilltarëve. Në atë kohë ai qark kishte dy kryetarë paralelë, një i majtë e një i djathtë, njëri që kishte vulën dhe tjetri që kishte zyrën. Aq i fiksuar ishte Berisha për atë qark (nga të paktit që qeveriste e majta në ato vite), sa nga pozita e të “fortit”, nuk lëshoi pe për gati dy vjet për më të “dobëtin”, pra opozitën, ndonëse kryetari i majtë e kish mbrojtur edhe me vendim gjykate të drejtën e tij. Më e bukura në atë çështje është se në vitin 2012 ishte kryeopozitari Edi Rama që i kërkonte kryeministrit Sali Berisha të uleshin në bisedime për t’u dhënë zgjidhje pretendimeve të tyre dhe, ishte Berisha në mbledhje qeverie që e refuzonte drejtpërdrejt nga TV takimin me Ramën për atë çështje.

Me këtë dua të them se kur i është dhënë mundësia për të mos treguar arrogancë ndaj opozitës, qeveria e djathtë nuk është tërhequr asnjëherë edhe kur bëhej fjalë për interesa kombëtare. Gjithmonë ata këtë e kanë kërkuar vetëm nga e majta, edhe kur s’kishin të drejtë. Duke qenë se e majta dhe drejtuesit e saj kanë qenë gjithnjë tolerantë, PD dhe udhëheqja e saj e kanë marrë këtë si shenjë dobësie, për të shtuar dozën e arrogancës kur janë në pushtet dhe të pretendimeve kur ndodhen në opozitë. Prandaj, të vijosh t’u krehësh bishtin këtyre tekanjozëve bishtpërdredhur kalon çdo cak tolerance dhe u jep zemër vetëm grupimeve anarkiste e destabilizuese që po ravijëzohen me shpejtësi brenda Partisë Demokratike. Boll më, duhet tolerancë zero ndaj tyre, njësoj sikundër keqbërësve!

12 komente në “Boll më sajdisje për këta tekanjozë, trajtojini si keqbërës”

  1. AMY says:

    Shume dakort me kete analize perfekte ! me keta sharlatane dhe armiq te shqiperise dhe shqipetareve toleranac zero nga sot e tutje, Ne zgjedhje percaktohen edhe mazhprancat apo minorancat, nese nje parti si PD-ja nuk pranon te futet ne zgjedhje, pune e madhe, do garojne ato parti qe rregjistrohen, kush fiton ben edhe qeverine, kjo eshte demokracia, merr pjese ne zgjedhje po fitove te lumte ! lul basha dhe berisha e bene zgjedhjen e tyre, ndoshta e kane bere shume te qellimshme, qe te mos merret njeri me me ata, te shkojne ne pune te tyre, dhe te hane parate e vjedhura ndervite, Zoti ne kete rast i ndeshkoi ata, por me doren e tyre ! Ky eshte nje fat per Shqipetaret, dhe Shqiperine, Do mendojme dhe punojme qe te behemi si EUROPA dhe USA !

  2. Mersin says:

    Zoti Ketro edhe po tu ofronte qeverine teknike PD nuk do te hynte ne zgjedhje. Do te nxirrte ndonje yckel tjeter. PD kerkonte qeverisjen ne tavoline dhe sidomos Ministrine e Brendeshme.

    1. Kujtimi says:

      Keta jo keqberes po jan bandite
      Keta duhen te ndeshkoen
      Nuk duhen lejuar te pengoin ecjen perpara te shqiperis

    2. Redi says:

      Po pse nuk ia jep qeverine teknike. Rama fitoi edhe me qeverine Berisha. T’ia jape dhe t’i thote ‘ju dola hakut’. Prap do te fitonte PS-ja? Pse nuk e ben?

  3. Isuf Karaj says:

    Fiks fare opozita del nga zgjedhjet. Partite e mbarojne statusin e te qenit ne pushtet diten qe fillon fushta e zgjedhjeve te ardhshme.

  4. Marina says:

    VETINGU!!,QË GJYQËSORI I PASTRUAR,TË VEPROJË MBI ANARKISTË TË TILLË!!??????????????????????????????????????????????????????????
    Na ndihmoni!!!!!!!

  5. lujleta merkuri says:

    He pra, merreni situaten ne dore! C’eshte gjith ky llastim qe u behet ketyre krimineleve! Ata nuk e kane problem t’i vene flaken Vendit ( e kane treguar me vepra) dhe bejne si te forte kur Edi Rama terhiqet per te mos shkaktuar trazira.
    Boll me! Edi Rama u zgjodh kryeminister per te hequr nga politika e mbrapshte dhe katunareske Sali Berishen, jo per ta mbajtur me te mira!
    Hiqeni qafe plakun e ndyre dhe futeni ne burg, aty ku e ka bere vendin e vet me kohe!
    Filloni punen me vetingun! Se na plaset buzen!

  6. qamo says:

    E keqja është, se bandat e PD-së, “dikush” i mban, “dikush” i mbron dhe i ushqen… (???!!!) Prandaj dhe fodullëku dhe arroganca e tyre, në vënd që të ishin prapa hekurave, me kohë…!

  7. fakti says:

    Saliu po kerkon Imunitet nga nderkombetaret per vete e familjen (Zenin e Giten) .
    Nuk ka dhe shume faj Saliu,vodhi,vrau,dogji Shqiperine e kurre nuk u vu para ligjit !

  8. Gri says:

    Ti kajsh nanen kesaj pune!
    Te talli nje popull xeni i sb.

  9. 8Maj says:

    Zoterinj gazetar: Mos iu referoni me ” Partia Demokratike”, por “Organizate Familiare Berisha Bash.
    Ata nuk perfaqesojne Parti politike dhe aqmeshume Demokratike!

  10. Rrushi says:

    Aq mire ke more Altin po kujt ia thua. Ligjin e ka bere dhe e ben Saliu e sa te jete gjalle kafsha e malit zoti na rruajt te mos kemi nje 97 tjeter.
    Amon mo si nuk e gjen gje gjene e keqe te shpetonte nje popull i tere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje